I dërguari special i gazetës prestigjoze franceze “Le Figaro”, gazetari Thierry Portes, i cili ndodhej javën e kaluar në Tiranë, pati mundësinë të zhvillonte një intervistë mbi procesin e reformës në drejtësi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë,  Sokol Sadushi.

Përmbledhja e shkrimit të publikuar nga “Le Figaro”, është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Në shkrimin e tij Portes thekson: “Sokol Sadushi, zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë, i cili është një nga autorët e kësaj reforme të dëshiruar préj kohësh e sot të duartrokitur nga Bashkimi Evropian, mbetet në bindjen “që nuk ka pasur rrugë tjetër” e që është “zgjedhja më e mirë për Shqipërinë”.

Në zyrën e tij në qendër të Tiranës ai artikulon “procesi është më shumë pozitiv sesa negativ”; “që më e rëndësishmja është reformimi i sistemit” e që “të gjithë do të binden kur të jetë vendosur” atëherë “kur gjykatësit do të jenë më pak të korruptuar “, “më pak të varur nga politika, më profesionistë, më përgjegjës e me të vlerësuar, “sipas kritereve të qarta e transparente”. Ai shpreson që metoda shqiptare do të bëhet një shembull që do të kopjohet edhe nga vendet e tjera”.

https://www.lefigaro.fr/international/l-albanie-confrontee-a-une-penurie-de-juges-integres-20210502

Top Channel