Nga konferenca me Ramën, te takimi ‘kokë më kokë’ me Bashën/ Zbardhet axhenda e Oliver Varhelyit nesër në Tiranë

04/05/2021 11:54
Oliver Varhelyi

Ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mbërrijë në Rinas komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Mësohet se fokusi kryesor i vizitës është ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë për të përballuar pandeminë dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga BE.

Po ashtu Komisioneri do të takohet edhe më kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për shtyp.

Në fund të vizitës së tij, eurokomisioneri Varhelyi do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Top Channel