Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy vëllezër, pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet tip “Nisan” në pranësi të shtetasi me inicialet A.B.

Po ashtu, është vënë nën pranga një 44-vjeçar pasi ka kanosur me fjalë për motive të dobëta shtetasin N.B., si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa lejeve e organeve përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Sarandë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia vë në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 39 vjeç dhe L. P., 35 vjeç (vëllezër), banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se në datën 02.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, kanë vjedhur një automjet tip “Nisan”, në pronësi të shtetasit A. B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 44 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin N. B., si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel