Njohu rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit/ Murrizi: Nuhas qeverisje PS-PD në 4 vitet e ardhshme!

04/05/2021 11:45

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku doli fituese Partia Socialiste me 74 mandate.

Po ashtu, Murrizi ka thënë se po parashikon që PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje në të ardhmen  dhe kjo është arsyeja sipas tij që “Rama po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta”.

Myslim Murrizi: Uroj dhe shpresoj që qeveria e 4 viteve të ardhshme me sa po e nuhas do të jetë e përbashkët, ndaj i pari i juaj ka 3 javë rresht që po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta, po ç’i kall dreqin këtyre a u bënë a s’u bënë në rregull votat.

Uroj për shqiptarët më të mirën, ju pak më në këmbë në tokë, zullumi këputet duke u trash dhe fija duke u hollu, mos u dehni nga suksesi i madh i të qenit në pushtet për herë të tretë. Një gjë më vjen mirë me veten, se kam theksuar se në këtë pushtet vihet me votë dhe jo me rrotë. Kam qenë kundër një rrotacioni, por kam qenë për një votacion dhe nëse shqiptarët me shpirt kanë votuar që ju ta keni mandatin e tretë ta gëzoni. Uroj që shqiptarët të mos bëhen pishman për se çfarë kanë hedhur në kuti në 25 prill.

Po hallin se demek ju ziheni me Lulin apo doni të shpallni armik si Kadri Hazbiun, Metën është hall gallate.

Top Channel