Rama i dhuroi suvenir, gjenerali amerikan i jep medalje. Kryeministri: Do ia jap Zahos

04/05/2021 14:58

Në kuadër të nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender Europe 2021”, kryeministri Edi Rama ka bërë një udhëtim me anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.

Së bashku me të ishte gjenerali amerikan T.D.Wolter, të cilit Rama i dhuroi një suvenir dhe një karikaturë.

Ndërsa  gjenerali amerikan i dha një medalje, për të cilin kryeministri tha se do ia jepte djalit të tij, Zahos.

“Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë”, shkruan Rama.

Top Channel