PS, ftesë PD për reformë politike: Të ndryshojmë edhe ligjin e zgjedhjeve, jo më komisionerë politikë

04/05/2021 15:06

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri ftesë opozitës që të njohë rezultatin dhe të pranojë ftesën për bashkëpunim në një kohë kur pritet nisja e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Një punë me intensive për një reform më të thellë zgjedhore, besoj se kemi rënë të gjithë dakord që këto zgjedhje do jenë të fundit që u administruan nga komisionerë dhe numërues politike. Dhe sa herë ja u kam thënë që nuk mund të vazhdojmë me teorinë staliniste”.

Balla ju drejtua vetëm PD dhe jo LSI duke treguar se cila është oferta e mazhorancës që fitoi zgjedhjet.

Ndërsa nga deputetët e kuvendit aktual u kërkua që të angazhohen dhe të mbështesin hetimin parlamentar e më pas shkarkimin e Presidentit aktual, Ilir Meta.

Balla akuzoi presidentin si shkaktarin kryesor të nxitjes së akteve të dhunës, dhe kërkoi nga partia demokratike që të distancohet nga ngjarja e Elbasanit e cila do hetohet jo vetëm për vrasësin por edhe urdhëruesin e saj.

Top Channel