Dhunohet dhe grabitet nga dy persona në Tiranë, 55-vjeçari po transportonte para të një valute

04/05/2021 10:04

Dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash një 55 vjeçari, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Ngjarja ndodhi në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”. Autorët e dyshuar në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe më pas janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën përreth për të bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel