Me dhjetëra pensionist në Lushnje kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinimit.

Mëngjesin e sotëm në pikën kryesore të vaksinimit në Lushnje pranë kinoteatrit Vace Zela janë krijuar radhë të gjata. Ka nga ata që kanë për disa ditë që kanë ardhur për tu vaksinuar dhe nuk kanë arritur të vaksinohet pasi qendra ka qenë e mbyllur, për shkak të festive.

Ka edhe nga ata të moshuar, të cilët kanë patur hezitime më parë për vaksinën, por kanë vendosur ta bëjnë për të mos pasur pengesa në lëvizjen e tyre jashtë vendit.

Sipas kryevaksinatores Mimoza Kote, deri sot janë vaksinuar 24302 persona, ndërsa për dozën e dytë kanë ardhur 22 mijë vaksina Sinovac.

Përsa i përket rasteve të reja, Kote shprehet se vihet re një ulje e ndjeshme. Aktualisht në Lushnje dhe në Divjakë janë 25 raste aktive.

Top Channel