Arrihet marrëveshja me Schalken, dhurata e parë për Pirlon është një amerikan

26/08/2020 23:14

Dhurata e parë që Andrea Pirlo do të marrë nga drejtuesit e Juves, që prej emërimit të tij në pankinën bardhezi, është një mesfushor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht pjesë e gjermanëve të Schalke 04-ës.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Westonm McKennie, i cili pritet të mbërrijë në Torino brenda kësaj jave për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për t’u vënë menjëherë në dispozicion të Antonio Contes për përgatitjet për sezonin e ri.

Mediat në Itali e bëjnë të kryer arritjen e marrëveshjes për huazimin e McKennie për shifrën e 3 milionë eurove, ndërsa Juventusi ka ruajtur të drejtën e blerjes verën e ardhshme, kundrejt shifrës prej 18 milionë eurosh.

Weston McKennie është një mesfushor polivalent, që mund të luajë në zona të ndryshme të këtij reparti dhe përfaqëson më së miri kërkesat e Pirlos për një futbollist “xholi”. Në sezonin e fundit me Schalken, amerikani ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar edhe 3 gola.

Top Channel