Fotot/ Njihuni me parqet urbane më të bukura të Amerikës

26/08/2020 17:24

Njeriu çdo ditë e më shumë kupton se natyra është e rëndësishme dhe se pa të nuk do të kishte jetë.

“Parqet e qytetit nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për të lehtësuar stresin dhe ankthin, për të përmirësuar shëndetin tonë fizik dhe për t’u lidhur me natyrën dhe njëri-tjetrin,” thotë Diane Regas, presidentja e “Fondi për Hapësirat Publike” në Amerikë.

Aktiviteti në natyrë dhe ajri i freskët kontribuojnë në shëndetin fizik dhe emocional kështu që, sapo të zhduket pandemia dhe të kemi mundësi të udhëtojmë përsëri, shikoni disa nga parqet më të bukura në Amerikë që mund të vizitoni.

FOTO GALERI
1/10
PARKU BELLE ISLE Ishulli 982 hektarë në lumin e Detroit është park i qytetit dhe park shtetëror i Miçiganit që ndodhet në kufirin ndërkombëtar të ujit me Kanadanë. Aty ndodhet Muzeu i madh liqeneve Dossin që përfshin artikujt detarë si përshembull, spirancën e Edmund Fitzgerald. “Giand Slide” me gjashtë korsi në Belle Isle, e cila u ndërtua në vitin 1967 dhe u rinovua në vitin 2015, mrekullon fëmijë të të gjitha moshave.

Top Channel