Video/ Debutim perfekt në Lindjen e Mesme, Kristjan Asllani shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n Sezoni i ri në Top Channel nis nga 7 shtatori me një programacion gjithpërfshirës e ndryshime në përgjigje të asaj çfarë kërkon sot publiku. Emisione të përditshme, spektakle që bashkojnë familjen, lajme me saktësi dhe besueshmëri, personazhe që lindin në ekran, histori të jashtëzakonshme njerëzore apo debate që diskutohen nga të gjithë.
Ky sezon shënon një moment të rëndësishëm, hapjen e një kapitulli të ri pas historisë 25-vjeçare të Top Channel në media. Drejtuesja Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve në Top Channel, Sara Hoxha, në një koment për sezonin e ri tregon se ndryshimet i dikton koha. Dhe ndryshimi thekson ajo është i nevojshëm për të ruajtur marrëdhënien me publikun.
“Kemi 25 vite histori dhe jemi shumë krenarë për këtë. Por nuk mendoj se historia mjafton. Nuk mund t’i themi publikut: Na zgjidhni, sepse na keni zgjedhur. Duhet t’i japim çdo ditë një arsye të re për të na zgjedhur.
Prandaj çdo ndryshim që ndodh, çdo iniciativë e re që marrim, çdo fytyrë e re që na bashkohet, bëhet për të njëjtin qëllim që Top-i të vazhdojë të ecë përpara dhe që të mos humbasë atë që e ka bërë Top-in TOP”, shprehet Sara Hoxha, Drejtuese Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve.
Ndërtimi i një kapitulli të ri në Top Channel vjen jo duke parë pas, por në një proces evoluimi përparon me ritmin e shoqërisë.
“Pas 25 vitesh kjo është ndoshta sfida më e madhe, të guxojmë, të ndryshojmë, por të mbetemi gjithmonë zgjedhja e parë e shqiptarëve. Jo vetëm se ne e meritojmë, por e duam këtë vend, e duam televizionin, e vlerësojmë publikun tonë kaq besnik”, shton Sara Hoxha.
Ndryshimi i Shqipërisë, i situatës politike, i mënyrës si informohemi apo argëtohemi sjell një sezon që i jep publikut atë që duan nga media që ka qenë pjesë e jetës së tyre prej një çerek shekulli. Top Channel ndjek cikle të suksesshme që mbarojnë e i lënë vendin sfidave të reja, për të garantuar një të ardhme në krah me shqiptarët, duke qenë gjithmonë të parët.
Top Channel