Fitorja e thellë e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt, zv.kancelari gjerman: Fitorja e AfD-së është një mesazh i qartë për Berlinin
Të paktën 25 persona, të gjithë nxënës dhe adoleshentë, kanë humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në ishullin Fogo, në Kepin e Gjelbër.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur autobusi, me 32 persona në bord, doli nga rruga në një zonë malore dhe ra në një humnerë rreth 30 metra të thellë.
Shumë prej viktimave ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Autobusi po kthehej në São Filipe pas një ekskursioni në zonën e Chã das Caldeiras, pranë vullkanit Pico do Fogo.
Ekskursioni nuk ishte organizuar nga shkollat, por nga vetë drejtuesi i autobusit, i cili e organizonte këtë udhëtim çdo vit për nxënësit që transportonte gjatë vitit shkollor. Edhe ai humbi jetën në aksident.
Disa prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Rajonal São Francisco de Assis, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Sipas dëshmive të raportuara nga mediat lokale, një prej gomave të autobusit mund të ketë shpërthyer, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin e mjetit.
Presidenti i Kepit të Gjelbër, José Maria Pereira Neves, e cilësoi ngjarjen një “katastrofë të madhe”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel