Përfshihet nga flakët një nga rafineritë më të mëdha në Indi, zjarri nisi pas një pas një shpërthimi të fortë
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një qendre shpërndarjeje të ndihmave humanitare në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhzhias, në jug të Ukrainës.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) tha se autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa persona dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Sipas kreut rajonal, Mykhailo Semikin, nëntë bomba ajrore goditën zonën, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha. Mes viktimave janë edhe dy punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe katër efektivë policie.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si një akt “absolutisht të tmerrshëm”, duke theksuar se ndërtesa e goditur ishte një shkollë lokale e përshtatur për nevoja humanitare.
Sipas tij, pas bombardimit të parë, kur njerëzit po strehoheshin në zonë, u krye edhe një sulm i dytë në të njëjtin vend.
“Rusët nuk mund të mos e dinin se banorët vendas që mbetën në Komyshuvakha merrnin ndihmë humanitare atje çdo javë”, deklaroi Zelensky në një reagim në rrjetet sociale.
Ai e konsideroi ngjarjen një tjetër dëshmi se Moska nuk është e interesuar për uljen e tensioneve dhe përpjekjet drejt paqes.
“Me vrasje të tilla, Rusia po dërgon sinjalin krejt të kundërt, po mbështetet në vrasje të mëtejshme”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në rrënoja për të mbijetuarit. Operacioni i shpëtimit është ndërprerë disa herë për shkak të sulmeve me dronë rusë në zonë, duke vështirësuar ndërhyrjen e autoriteteve.
Top Channel