Fitorja e thellë e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt, zv.kancelari gjerman: Fitorja e AfD-së është një mesazh i qartë për Berlinin
Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më 6 shtator.
“Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe u pranua në Rigshospitalet të dielën pasi nuk është ndjerë mirë”, thuhet në një deklaratë të Pallatit Mbretëror.
Sipas deklaratës, 86-vjeçarja do të marrë trajtim për një hematomë në zonën e legenit, si dhe për dehidratim të lehtë. Ajo pritet të qëndrojë në spital gjatë gjithë javës së ardhshme.
Pallati Mbretëror u përpoq të qetësonte publikun për gjendjen e saj shëndetësore, duke theksuar se Mbretëresha “ruan moral të lartë dhe ndihet mirë, duke pasur parasysh rrethanat”.
Ky është shtrimi i tretë i Mbretëreshës Margrethe në spital gjatë këtij viti.
Në mesin e majit, ajo iu nënshtrua një angioplastike dhe qëndroi disa ditë në spital. Pas kthimit në shtëpi, ajo u rrëzua dhe pësoi një hematomë në ije, çka bëri që të shtrohej sërish në spital.
Margrethe kishte deklaruar për vite me radhë se nuk kishte ndërmend të abdikonte nga froni. Megjithatë, pas një operacioni të madh në shpinë në vitin 2023, ajo ndryshoi qëndrim dhe vendosi t’ia dorëzonte kurorën djalit të saj të madh, Frederik, në janar të vitit 2024.
Top Channel