Fitorja e thellë e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt, zv.kancelari gjerman: Fitorja e AfD-së është një mesazh i qartë për Berlinin

06/09/2026 22:38

Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë të Gjermanisë dhe zv.kancelar në koalicionin qeverisës të Friedrich Merz, tha se rezultati i zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt ishte një mesazh për politikën në Berlin.

“Rezultati i zgjedhjeve është një arsye që qeveria federale të rishqyrtojë politikat e saj”, tha Klingbeil për transmetuesin publik ZDF.

“Dhe jini të sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shtoi ai.

Partia e ekstremit të djathtë AfD do fitojë 44.5% të votës në Saksoni, më shumë se dy fishin e asaj që pritet të marrë partia e kancelarit Merz, që sipas projeksioneve do fitojë vetëm 18.5% të votave, një përgjysmim nga rezultati i tyre i fundit.

Top Channel