Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, u dënua sot me 21 muaj burg të pezulluar nga gjykata greke për sulm dhe tentativë ryshfeti ndaj oficerëve të policisë, ndërsa prokurorët dënuan “malin me gënjeshtra” për shqiptarët që “kishin droguar motrën e tij”.

Ndërkaq, mediat britanike kanë publikuar pamjet e vilës luksoze në ishullin e Mykonos ku po qëndronte futbollisti së bashku me familjen dhe miqtë.  Ylli i Manchester United, po strehohej në një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi, ku një javë e vetme kushton 30 mijë euro.

Vila është e vendosur fare pranë detit, ka një ballkon super të madh me panoramë mbresëlënëse, pishinë dhe ambiente të tëra relaksuese. Vila gjithashtu ndodhet pranë restoranteve dhe bareve më me zë të ishullit.

Christina, është shërbëtorja e vilës, e cila u kujdes për të ftuarit e famshëm që pronotuan ambientin luksoz javën e kaluar. Ajo e përshkroi familjen e Maguire si njerëz të mirë dhe të bukur, por shtoi se që para fundjavës ajo nuk i ka parë më të vinin.

 

“Ata ishin këtu javën e kaluar, por unë nuk e kam parë Harry-n ose ndonjë nga të tjerët që prej fundjavës. Ata ishin njerëz të mirë e shumë të bukur”, u shpreh Christina.

 

FOTO GALERI
1/23

Top Channel