Foto ilustruese

Durrës-  Një 44-vjeçar është mbytur në det në Rrushkull të Durrësit, ndërkohë ka shpëtuar vajza e tij e mitur.

Sipas policisë Dh.B., 44 vjeç së bashku me vajzën M.B., 9 vjeçe, janë futur duke u larë në det, por 44-vjeçari nuk ka mundur të dalë i gjallë. Ndërsa e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:00.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel