Prokurorët grekë: Maguire mjafton vetëm të kërkojë falje, motra e tij nuk ka përmendur asgjë për probleme me shqiptarët

26/08/2020 16:49

Prokurori që përfaqëson policët grekë, për sulmin ndaj të cilëve u shpall dje fajtor kapiteni i skuadrës Manchester United, Harry Maguire, tha sot se akuzat ndaj tij mund të anullohen nëse ai kërkon falje për veprimet.

Yoannis Paradissis shtoi gjithashtu se motra e tij 20-vjeçare Daisy nuk ka përmendur asgjë për çështjen se “ishte droguar nga dy shqiptarë” kur u intervistua nga policia.

Maguire kishte thënë në argumentimin e tij se ai i vëllai dhe një mik, kishin shkuar në ndihmë të Daisy-t natën e trazirave në Mykonos, pasi ishte injektuar me një drogë përdhunimi nga “dy shqiptarë, që më pas ishin larguar”.

Por pas shpalljes së fajësisë Paradissis tha se kjo ishte një histori “e shpikur” nga pala e Maguire si një tentativë për të fshehur sjelljen e tyre të përçmuar, duke shtuar se “nuk kam dëgjuar kurrë broçkulla të tilla”.

Duke folur për procesin e apelimit nga i akuzuari, Paradissis tha sot: “Në Greqi procesi i apelit është rigjykim pra gjykimi nis nga e para. Prandaj unë besoj se ka ende kohë që të akuzuarit të kërkojnë falje dhe atëherë unë besoj se rezultati do të jetë ndryshe nga i pari”.

Sipas ligjit grek, akuzat për lëndime të lehta trupore dhe sulm verbal, mund të tërhiqen. I pyetur për ndjesën Paradissis tha: “Oficerët më thanë se janë ende duke pritur kërkesën e ndjesës. Policët janë goditur”.

FOTO GALERI
1/6
prokurori grek i ceshtjes Yoannis Paradissis

Top Channel