Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të pranojë që ekipet dhe kombëtarja të testohet për coronavirus nga Instituti Kombëtar i Kosovës, por në Maqedoni.

Krejt kjo pasi testet e Kosovës nuk po njihen më nga Konfederata Evropiane e Futbollit.

Sekretari Gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu tregon se kjo situatë ka ardhur pasi dy ekipe Drita për Kualifikimet Champions dhe Prishtina për Evropa Ligë u testuan në Prishtinë nga rezultuan negativë, por nga testimet e bëra në njëra në Zvicër e tjetra në Gjibraltar, rezultuar me disa lojtarë pozitiv.

Si rezultat të dy ekipet humbjen ndeshjet me rezultat zyrtar pasi Zvicra nuk lejoi Dritën të dalë nga karantina, ndërsa Prishtina nuk kishte lojtar për të futur në fushë.

Salihu tregon se kombëtaren e presin sfida të mëdha në muajt në vazhdim, ndër to edhe ndeshja ndaj Maqedonisë, e cila është një shance për t’u kualifikim për Kampionat Evropian.

Kurse ekipet tregon se janë duke u përgatitur për fillimin e Super Ligës së Kosovës që pritet të startojë me 12 shtator.

Megjithëse  ishte mendim i të gjithëve se edicioni që përfundoi, do të duhej të hidhet në harresë, si pasojë e pandemisë, por duket se edhe edicioni vijues do të shfaq probleme të vjetra e të reja si rezultat i COVID19.

Top Channel