Fotot/ Fshati biblik i Bethsaidës ku Krishti eci mbi ujë, është identifikuar më në fund nga arkeologët pas 32 vite gërmimesh!

26/08/2020 21:26

Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej mrekullive të tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se gërmadhat e gjetura një milje nga Deti i Galilesë, i përkasin atij.

Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpi e dishepujve Pjetër, Andrew dhe Filip, dhe ishte vendi ku Krishti eci mbi ujë dhe I riktheu shikimin një të verbri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur qytezën e humbur, e cila u mallkua në fund me shkatërrim nga Jezui për shkak se banorët e saj nuk e njohën pendesën pavarësisht mrekullive të tij. Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik. Gjetjet e bindën atë dhe por edhe një grup më të madh ekspertësh, sipas mediave britanike.

Doktor Arav i referohet historianit Romak, Titus Flavius ​​Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaida-s në shkrimet e tij, duke thënë se ishte në “ Golanin e poshtëm”, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan. Ai pretendon se rrënojat në Et-Tell dikur njiheshin si Zer, i cili gjithashtu mund të transkriptohej si ‘Tzed’, një fjalë hebraike që do të thotë edhe gjueti, edhe peshkim.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel