Milioneri don-zhuan i Formula1, Flavio Briatore refuzon zhurmat për koronavirus: Vuaj vetëm nga prostata

26/08/2020 17:25

Ish-pronari i 70-vjeçar i skuadrës Renault në kampionatin e garave Formula 1 Flavio Briatore, i njohur për lidhjet me vajza te reja të pasarelës, refuzoi sot zhurmat se është sëmurë rëndë me koronavirus, duke insistuar se vuan vetëm nga një inflamacion i prostatës.

Ai tha se ishte ende në pritje të rezultatit të testit të Covid-19 dhe mohoi raportimet se ishte dërguar me urgjencë në një spital në Milano.

Briatore është pronar i kompleksit ‘Billionaire’ në Sardenja i cili u mbyll pas një përhapje të rëndë të sëmundjes dhe kohët e fundit është ankuar për rivendosjen e masave të pjesshme të izolimit në Itali.

Duke folur nga spitali, Briatore tha për Corriere della Sera: “Kam vetëm prostatë të rëndë. Të dielën isha në spitalin San Raffaele në Milano dhe ata më shtruan. Aty bera testin dhe nuk e di ende nëse jam pozitiv. Ndoshta është kështu, me gjithë atë erë që fryn në Sardenja”.

Pronari i skuadrës së angleze të futbollit QPR ishte fotografuar javët e fundit me të dashurën e tij 24-vjeçare stiliste Maria Ludovica Campana në jahtim e tij. Dje shtonte se ndjehej mirë me shëndet.

Don Zhuani italian ka luajtur një ndeshje futbolli javës që shkoi ku ishte dhe miku i tij, trajneri i skuadrës së Bologna, Sinisa Mihajlovic, i cili ka qenë pozitiv me Covid-19.

E dashura milaneze e Briatore, Campana ka 40,000 ndjekësa në faqen e saj në Instagram ku pozon rregullisht me kostume ‘shumë të vogla’ banje.

Campana është më e fundit në listën e femrave të famshëm që shoqërohen me Briatore, i cili ka qenë i fejuar me supermodelen Naomi Campbell dhe ka një fëmijë me kolegen e saj modele Heidi Klum.
Ai është divorcuar më parë nga modelja Elisabetta Gregoraci në 2017 me të cilën ka një djalë.

Klubi ekskluziv Billionaire i Briatore në rezortin e Porto Cervo u mbyll pasi u shpall epiqendër koronavirusi me rreth 60 të infektuar.

Briatore ka drejtuar skuadrat e F1, Benetton e Renault, por u përjashtua nga sporti pasi u zbulua që kishte porositur pilotin Nelson Piquet Jr. të përplasej qëllimisht në mënyrë që Fernando Alonso të fitonte garën në Singapor në 2008.

Biznesmeni është gjithashtu mik i presidentit Donald Trump, dhe mori pjesë në inaugurimin e tij.
Briatore është ende në spitalin e Milanos por jo në kujdes intensiv.

FOTO GALERI
1/9
Biznesmeni i Formula 1, Flavio Briatore refuzoi zhurmat se është sëmurë rëndë me koronavirus

Top Channel