FOTO/ Nuk vendosën këngën e duhur, dasma në Turqi kthehet në “fushëbetejë”, karrige e grushte ngado…

26/08/2020 19:05

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi. Një dasmë në rrethin Vizive në Kirklareli, mori pamjen e një “fushëbeteje”.

Kjo pasi kënga që krushqit dëshironin që të luhej nuk u vendos dhe gjakrat u nxehën. Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.

 

Edhe pse dhëndri tentoi të ndërhynte dhe të shuante sherrin, nuk ia doli dot, përkundrazi u bë shënjestër e materialit të drunjtë.

 

Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra reagime, për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel