Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha të mërkurën se protestat në vendin e saj nuk do të fashiteshin dhe se nuk ka më kthim pas. Zonja Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në mërgim që pas zgjedhjeve të 9 gushtit foli në Varshavë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dënuan përpjekjet e qeverisë bjelloruse për të dëbuar me forcë aktivisten e opozitës, Maria Kolesnikova.
Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni.
Presidenti Donald Trump e dinte që në muajt e parë të 2020-ës se çfarë kërcënimi vdekjeprurës mund të paraqiste për Shtetet e Bashkuara koronavirusi, por me qëllim dha informacion jo të saktë për publikun amerikan dhe seriozitetin e kësaj sëmundjeje, thuhet në një libër të ri të gazetarit, Bob Woodward.
UASHINGTON – Ushtria amerikane do të reduktojë trupat në Afganistan nga 8,600 në rreth 4,500 deri në fillim të nëntorit, tha kreu i Komandës Qendrore Amerikane të mërkurën, disa orë pasi kishte paralajmëruar tërheqjen e më shumë anëtarëve të shërbimit nga Iraku këtë muaj.
Në mes të pandemisë së koronavirusit, një turmë prej mijëra mbështetësish mori pjesë të martën mbrëma në një tubim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një aeroport të Karolinës së Veriut. Zoti Trump shprehu kënaqësinë për numrin e madh të njerëzve që ai tha se kapnin shifrën prej 15 mijë vetësh, që gazetarët e pranishëm besojnë se ishte e ekzagjeruar.
Kandidati demokrat për President, Joe Biden publikoi të mërkurën një plan që synon të rrisë taksat për kompanitë amerikane që i tranferojnë punët jashtë vendit, në një përpjekje për të mbrojtur vendet e punës për punonjësit amerikanë.
Zëvendës presidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka shpëtuar me vetëm disa plagë të lehta një tentative për vrasjen e tij më 9 shtator. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 10 persona.
Banorët e Kolorados, hodhën në një qoshe kremin e nxirjes nga dielli dhe nxorrën dorezat e leshta dhe çizmet ndërsa shteti në perëndim të SHBA, kaloi nga i nxehti përvëlues tek reshjet e borës, në harkun kohor të vetëm 24 orëve.
Radja Nainggolan nuk do të veshë fanellën e Cagliarit sezonin e ardhshëm. Mesfushori belg, që kohët e fundit është kthyer tek Interi pas një sezoni në formë huazimi në Sardenjë, nuk do të rikthehet në klubin ku spikati fillimisht në Serinë A, pavarësisht se ditët e fundit ishin shtuar zërat mbi vullnetin e palëve për të bashkuar rrugët.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mjaft të bukur mbrëmjen e djeshme në përballjen mes Suedisë dhe Portugalisë, duke u dhënë fitoren luzitavëne dhe duke shkuar në kuotën e 101 golave me kombëtaren, vetëm 8 larg rekordit të iranianit Ali Daei.
Juventusi po nxiton të zgjidhë përfundimisht çështjen e Gonzalo Higuainit.
Prej ditësh në Itali e Spanjë po flasin për një marrëveshje mes Juventusit dhe Luis Suarez për transferimin e këtij të fundit te klubi kampion i Italisë, ndërsa së fundi kanë aluduar se sulmuesi uruguaian po pengohet nga mungesa e një pasporte europiane.
Në pritje të Vedat Muriqit. “Bomberi” kosovar do të jetë nënshkrimi i radhës i Lazios. Ai nuk ka mundur të japë kontribut për përfaqësuesen dardane për arsye dëmtimi, ndërsa ditët e fundit mori pjesë në dasmën e motrës së tij, Narcin, në Kosovë. Pas kthimit në Turqi, sot drekoi me menaxherin e tij Haluk Canatar.
“Faji i përrallave”. Sandro Tonali “zyrtarizoi” që në mëngjes në Instagram kalimin e tij në Milano me ngjyrat kuqezi. Këto ishin fjalët e shkruara mbi një foto të tij të fëmijërisë, me fanellën e “Djallit”, çka vërteton se ai ka qenë gjithmonë admirues i Milanit.
Sot mbushen 9 vite nga ekzekutimi i telekomanduar i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u ndal të fliste edhe për pandeminë e koronavirusit. Kryetarja e LSI tregoi se vazhdon të mos e besojë virusin duke e konsidetruar atë si një grip dhe si një virus i bërë në laburator.
Real Madridi dorëzohet para Gareth Bale. Klubi madrilen e ka të qartë që nuk mund të përfitojë para nga shitja e uellsianit. Përkundrazi, edhe nëse do ta “falë”, do t’i duhet t’i paguajë lojtarit një pjesë të pagës prej 14.5 milionë eurosh, teksa kostoja totale, duke përfshirë edhe taksat, shkon 30 milionë euro në vit.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e ftuar në Open në Top Channel ku foli për çështje aktuale. Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për mos mbajtjen e premtimeve.
Monika Kryemadhi e ftuar në Open në Top Channel foli edhe për rrugën Elbasan-Tiranë ku shpërtheu në akuza ndaj Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës.
Pandemia e koronavirusit ka shkatërruar pjesën më të madhe të pikave verore të argëtimit për të cilin njihet qyteti i dytë më i madh i Rusisë, Shën Petersburgu.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, nuk resht së mahnituri me pamjen e saj.
Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e re do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n, dhe do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.
“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit” ky është qëndrimi i shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.
Artistja dhe aktivistja sociale bukuroshe Lily Allen ka kënaqur fansat e saj me një seri fotosh të martesës së saj, me aktorin e serialit ‘Stranger Things’ David Harbour, në një prej të cialve shihet duke ngrënë një hamburger me fustan nusërie.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open”, ka komentuar takimin me presidentin Ilir Meta disa ditë më parë për caktimin e datës së zgjedhjeve.
NATO-ja tha se nuk ka planifikuar ngjarje specifike me Serbinë në muajt e ardhshëm, porse mbetet e përkushtuar për një partneritet, “në interes të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”.
Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale projektin e fundit kinematografik. Destani do të luajë krah yjeve me famë botërore si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se forca politike që ajo drejton do të arrijë të dalë forcë e dytë politike në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në Open në Top Channel ku ndodhet përballë gazetarëve dhe analistëve. Kryetarja e LSI-së, tregoi edhe se ku do të kandidojë si deputete.
E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me listat e kandidatëve të partisë që ajo drejton. Kryemadhi tha se kandidatët e LSI do të jenë të lidhur ngushtë me komunitetin por dhe me strukturat e partisë.
Rusia bëri përpjekje që të shfrytëzojë ndihmën e saj ndaj Serbisë në kohën e pandemisë së COVID-19, për të siguruar një mbështetje të Kombeve të Bashkuara që do të mund të lehtësonte sanksionet perëndimore ndaj saj.
Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në Open në Top Channel ku ndodhet përballë gazetarëve dhe analistëve. Kryetarja e LSI-së, tregoi se ku ndryshon LSI-ja nën drejtimin e saj nga LSI-ja nën drejtimin e Ilir Metës.
Këngëtarja Enca Haxhia, është një nga personazhet që përflitet më shumë nga mediat rozë, për postimet e saj provokuese dhe fotot moskokëçarëse që hedh në rrjetet sociale.
Rreziku i luftës së 3-të botërore duket se po ndizet përsëri pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka rrëfyer se SHBA zotëron armë sekrete bërthamore që rivalët e tij Vladimir Putin e Xi Jinping “nuk i kanë parë as në ëndërr”.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur sot në lidhje me marrëveshjen në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi sot se nuk ka krahasim relevant ndërmjet Kosovës dhe Republikës Serbe për Shtetet e Bashkuara.
Këngëtarja latine Shakira tërheq vëmendjen me pamjen e saj kudo që shfaqet.
Emisioni “Fiks Fare” vijoi edhe këtë mbrëmje me publikimin e skandaleve të laboratorit BIO-V.
Përsëri ka shpërthyer zjarr në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit të Lesvos siç bëjnë me dije mediat greke. Pamjet televizive tregojnë se edhe ato pak çadra që kishin mbetur pa u djegur nga zjarri i mbrëmjes së kaluar tashmë janë shkrumbuar. Refugjatët dhe emigrantët që janë kthyer për të marrë ato pak plaçka që ju kishin mbetur, janë gjetur përsëri mes flakësh.
Shpikësi danez Peter Madsen, i dënuar me burgim të përjetshëm në 2018 për vrasjen e përdhunimin e gazetares suedeze Kim Wall, ka pranuar për herë të parë krimin në një dokumentar televiziv.
Përgjigjja globale ndaj COVID-19 nuk kishte pothuajse asnjë efekt në shkaqet e ndryshimit të klimës, sipas një raporti të ri të madh.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vizituar Deçanin për të parë nga afër gjendjen e mjedisit.Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe se nuk ka lumenj për të falur.
Grupet e bamirësisë në ishullin grek të Lesbos kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare në rrugët e Lesbos ku kampi i Morias ishte ende sot duke u djegur. Ndërkohë ato thonin se policia ka ndaluar mijëra emigrantë pa strehim apo ndihmë mjekësore.
Qeveria e Serbisë, vendosi të mërkurën që për gjashtë muajt e ardhshëm të ndërpriten të gjitha stërvitjet ushtarake dhe veprimtaritë e tjera ushtarake me të gjithë partnerët e saj.
Pas debatit të bujshëm në rrjetet sociale mes Albërije Hadërgjonaj dhe Arkova Shqip, këta të fundit u përballën livë në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Biznesmeni gay nga Tepelena, Elton Ilirjani ishte i ftuar këtë pasdite në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku dha disa deklarata të rëndësishme.
3 puntatat e para të programit “Perputhen” kane përfunduar dhe publiku tani është njohur me te gjithë beqaret qe do te kërkojnë shpirtin binjak pikërisht ne ketë format te ndërtuar me kujdes ne mënyre qe te bëjnë bashke persona qe vërtet do te zbulojnë se me ke perputhen!
Janë shumë përdhunimet që raportohet çdo vit nga India por disa dallohen nga të tjerat si vërtet shokuese.
Delegacioni kosovar ka mohuar të ketë qenë pjesë e draft marrëveshjeve të prezantuar nga Shtëpia e Bardhë, njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë të referuar si pika 10.
Pak ditë përpara ndarjes nga jeta të gjyshes të tyre Eva dhe Endri Dumani nga kampi Al Haul në Siri, kanë regjistruar amanetin e saj të fundit.
Këto patrulla të policisë rrugore, janë të vendosur në disa nga rrugët kryesore të vendit, ku bëjnë monitorimin e shkelësve për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Më shumë se 303 mijë punonjës të larguar nga puna kanë përfituar pagën e luftës nga dy paketat mbështetëse qeverisë, të ndërmarra në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Rikthehen kazinotë në qendër të Tiranës. Qeveria ka miratuar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe zonave se ku do të lejohet aktiviteti i kazionove në kryeqytet, pas ligjit qe miratoi për mbylljen e tyre në Dhjetor të 2018-ës dhe lejimit vetëm në hotele me 5 yje.
SPAK ka arrestuar një gjyqtar një avokat, një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.
Një djalë 13-vjeçar nga Utah, në SHBA është qëlluar disa herë me armë nga oficerët e policisë, pasi nëna e tij i telefonoi për ndihmë gjatë një krize nervore që i biri po kalonte.
Policia e Shtetit në koordinim me SPAK kanë vënë në pranga një gjyqtar dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion. SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-Gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, pasi bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim
Në SHBA deri në fillim të shtatorit infeksioni i koronavirusit është konfirmuar tek më shumë se 500 mijë fëmijë.
Zjarret e nisura nga rrëzimi i pemëve dhe këputja e linjave elektrike në zonat e kenionit Santiam në Oregon kanë djegur deri tani 200,000 hektarë tokë, ndërsa qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe gjaku, të ngjashme me filmat fantastikë.
“Përputhen”, programi më i ri në Top Channel ka startuar që prej të hënës, për të qenë pjesë e pasditeve të gjithë shqiptarëve.
Në mes të pandemisë së koronavirusit, një turmë prej mijëra mbështetësish mori pjesë të martën mbrëma në një tubim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një aeroport të Karolinës së Veriut.
Biznesmeni i pazakontë japonez Yusaku Maezawa, i cili ka prenotuar një vend në fluturimin e parë të organizuar nga Elon Musk të pasagjerëve drejt hënës, ka humbur më shumë se 30 milionë dollarë në një seri lojrash të rrezikshme në tregun e aksioneve.
Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, ka debatuar ashpër me përfaqësuesit e kanalit të njohur në Youtube, “Arkiva Shqip”, pas prishjes së kontratës me këta të fundit.
Ushtria amerikane ka njoftuar tërheqjen e më shumë trupave të saj nga Iraku këtë muaj.
Biznesmeni gay, Elton Ilirjani, ka sqaruar se megjithëse i pëlqen makeup, nuk ka ndërmend të kthehet në një femër.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me hapjen e garës për hetues në Byron Kombëtare të Hetimit.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina ruse për koronavirus do të dërgohet këtë muaj në Venezuelë, për testime klinike.
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi teksa ishte i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur edhe për ‘ftohjen’ mes tij dhe deputetes Rudina Hajdari.
Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të qytetit të Vlorës me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Teksa partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme të 2021, ka edhe nga ata që do të krijojnë parti të re. Konkretisht deputeti Myslym Murrizi është kryesuesi i partisë së re që pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme në parlament.
Qeveria e Serbisë sot mori vendim për ngritjen e të gjitha stërvitjeve ushtarake dhe aktivitetet me të gjithë partnerët.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, e cila thotë do të përfundojë me njohje reciproke.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të rinjve të aftë në çështjet e botës kibernetike që të bashkohen me Policinë e Shtetit për të luftuar krimin në këto hapësira virtuale.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thekuar se pyetjes së “famshme” të maturës se “çfarë bëri Turi” i kanë kthyer përgjigje rreth 12 mijë maturantë.
Kosova dhe Shqipëria do të përdorin një platformë të përbashkët digjitale të arsimit para universitar për vijimin e mësimit në kushte pandemie.
Anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, kanë vendosur që të mbajnë dy seanca të jashtëzakonshme më 17 shtator, në të cilat do të diskutohet çështja e njohjes së Kosovës dhe zhvendosjes së ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 793 testet e kryera pozitiv kanë rezultuar 72 persona.
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit kthehet në normalitet pas zjarrit të rënë sot pak pas mesdite.
Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar si kandidat për çmimin Nobel për paqen, në 2021, vetëm pak javë pasi ndihmoi në ndërmjetësimin e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të bashkuara Arabe.
Organet greke të Shëndetit ndjekin me shqetësim rritjen e rasteve me Covid-19 pavarësisht shifrave të 24 orëve të fundit, ku janë gjetur positive 164 persona ,ndërsa ka humbur jetën vetëm një i prekur nga virusi vdekjeprurës.
Një zjarr ka rënë në hekurudhën Vorë – Shkodër, pranë fshatit Budull të Fushë Krujës.
TIRANË- Qeveria ka miratuar dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend. Kjo vjen pak vite pas mbylljes së këtyre aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera.
Përpara fillimit të takimit të sotëm me drejtorët e shkollave në kuadër të planit të masave për vitin e ri akademik, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte rezervuar edhe një surprizë të bukur për Petraq Tilin, drejtorin e shkollës “Konferenca Pezës” që këtë vit del në pension.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publikë titujt e përzgjedhur nga juria për përkthimin nga shqipja në gjuhë të huaja dhe anasjelltas.
Një mjek ambulance është akuzuar për përdhunimin e një të reje, e cila po dërgohej në spital pasi rezultoi pozitive me koronavirus.
Mësimi do zhvillohet me 4 turne, ndaj për këtë arsye, shkollat kanë filluar organizimin e nxënësve.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur inspektimet në IEVP-të dhe burgjet pas rasteve të reja të të infektuarëve me Covid19.
Frika nga Covid-i ka rritur numrin e humbjeve të jetëve të të sëmurëve kronikë.
Një aktore e njohur e kinemasë indiane e Bollywood është arrestuar me akuza drogash si pjesë e hetimit mbi “vetëvrasjen” e të dashurit të saj aktor.
Një pjesë e maturantëve kanë nisur të regjistrohen në universitete nga 2 shtatori, ndërsa disa të tjerë janë ende në pritje të rezultateve që shiriti i verdhë në portalin U-Albania të kthehet në jeshil.
Shkollave të Tiranës po u jepet dora e fundit e përgatitjeve për vitin e ri shkollor. Ato janë dezinfektuar dhe janë pajisur me mjetet e nevojshme për zbatimin e protokolleve dhe rregullave të higjienës. Për t’u njohur me parapërgatitjet për menaxhimin e këtij viti shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi sot të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi mbi përballimin e kësaj situate.
Byroja kombëtare e hetimit do të zbatojë të njëjtën formulë që ndjek FBI për rekrutimin e agjentëve të vet.
Kampi më i madh i emigrantëve në Greqi është shkatërruar nga një zjarr masiv, që besohet se është nisur nga azilantë me koronavirus që refuzonin izolimin bashkë me familjet.
Policia zbardh detaje të reja për operacionin ku u la në arrest shtëpie gjyqtarja Mimoza Margjeka, një avokat, si dhe u arrestuan 3 të tjerë.
Kryesocialisti Edi Rama u vendosi drejtuesve politik në qarqe të cilët konsiderohen si shtabi elektoral i PS, një objektiv të prerë për zgjedhjet e 25 Prillit. Fitimin e 74 mandateve në mënyrë që socialistët të vetëm të mundësojnë një mandat të tretë qeverisës.
Në prag të 1 vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj përmes së cilit parashikohet ashpërsimi i Kodit Penal për fushën e ndërtimit.
Papa Françesku ka dalë sot të takohet me një numër të kufizuar besimtarësh në sheshin San Damaso në Vatikan në meshën e dytë që prej izolimit të pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të mërkurëje (09.09.2020) në afërsi të fshatit Plastmas në Lushnjë.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka është arrestuar pas një hetimi të SPAK. Ajo është e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim