Rekrutime si në FBI për BKH/ Aida Hajnaj flet për përzgjedhjen e 60 hetuesve

09/09/2020 16:50

Byroja kombëtare e hetimit do të zbatojë të njëjtën formulë që ndjek FBI për rekrutimin e agjentëve të vet.

Në mesazhin e saj të parë, drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj përveç se fton më te mirët e policisë për t’iu bashkuar hetimit ndaj të korruptuarve garanton edhe paanshmëri, barazi dhe transparencë gare.

Kushdo që pretendon t’i bashkohet garës për hetues në BKH, duhet të plotësojë një fomnular në të cilin veç të dhënave profesionale duhet të raportohet edhe ngjyra e syve, e flokëve dhe pesha trupore.
Pas plotësimit të këtij formulari që ka afat për t’u dorëzuar elektronikisht deri në 29 shtator, si dhe disa vërtetimeve kalohet në fazën e dytë.
Gara me pengesa përfshin test me shkrim dhe fizik, kontroll të aftësisë për të komunikuar, kontroll të pasurisë edhe makina e të vërtetës.
Ndërkohë gjatë ditës pas amerikanëve , drejtoresha e BKH-së u vizitua edhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili është në të njëjtën valë mbështetëse të ndërkombëtarëve ndaj Byrosë dhe SPAK.

Top Channel