Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës 22/08 17:00
Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në Open në Top Channel ku ndodhet përballë gazetarëve dhe analistëve. Kryetarja e LSI-së, tregoi edhe se ku do të kandidojë si deputete.
Ku do të kandidoni?-e pyeti Eni Vasili.
‘Nuk e kam vendosur akoma, por do të kandidoj aty ku kanë më shumë nevojë socialistët. Po konsideroj alternativat mes Fierit, Durrësit apo Tiranës’- tha Kryemadhi.
Po nëse në Durrës kandidon Lulzim Basha, do të kandidoni edhe ju?- e pyeti Arjon Sulo.
‘Nëse Basha zgjedh të kandidojë në Durrës atëherë unë nuk kandidoj aty. Kemi edhe 6 muaj për të përcaktuar zonat’- u përgjigj kryetarja e LSI-së.
Top Channel