“Shqiptarët do ishin krenar për bukurinë time”- Elton Ilirjani: Nëse do bëhesha femër, do lija pa punë…

09/09/2020 18:28

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani, ka sqaruar se megjithëse i pëlqen makeup, nuk ka ndërmend të kthehet në një femër.

Me një lidhje në Skype, në emisionin “Ftesë ne Pesë”, ai la një mundësi hapur, ku shtoi se megjithatë kurrë nuk i dihet, por duke theksuar se nëse do të kthehej në një femër, do të ishte “superfemër” dhe se do të linte pa punë shuam personazhe të showbiz.

“Nëse do më pyesni nëse dua të kthehem në femër, them jo. Unë jam person unik në mënyrën time, në biologjinë time dhe shuam kollaj mund të ngatërrohem me një femër, kam këmbët e holla, krahët, nuk kam nevojë të bëj asgjë dhe ngatërrohem me një femër

Megjithatë asnjëherë nuk i dihet, se mund të vij në studio një superfemër 180 e gjatë, mund të bëhem personazh showbiz e t’i le papunë disa njerëz aty. Nëse do bëhesha femër, do isha super femër, shqiptarët do ishin shuam krenarë për bukurinë time”, tha ai.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel