Maturantët: Na lanë pa shkollë/ Ankesa për ndërhyrje në sistemin e shpalljes së fituesve në fakultete

09/09/2020 16:53

Një pjesë e maturantëve kanë nisur të regjistrohen në universitete nga 2 shtatori, ndërsa disa të tjerë janë ende në pritje të rezultateve që shiriti i verdhë në portalin U-Albania të kthehet në jeshil.

Mirëpo si asnjëherë më parë, renditja e tyre ka ndryshuar, duke u kthyer në shirit të kuq që nënkupton në vend të afrimit me degën qe duan , më pak mundësi për ta fituar atë. Sipas tyre në sistem ka pasur ndërhyrje.
Në dyert e godinës së rrjetit akademik prindërit prej orësh presin me ankth përgjigjen se çfarë ka ndodhur me sistemin. Mirëpo përballen me heshtjen.
Interesit të Top Channel për këtë problematikë ju përgjigjën me mbyllje dere.

Ndërsa zyra e shtypit e ministrisë së arsimit na tha se janë në dijeni për çështjen por nuk mund të ketë një reagim për sa kohë ministrja është jashtë shtetit. Pavarësisht përpjekjeve nuk morëm asnjë përgjigje.

Top Channel