Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit, neutralizohet nga zjarrëfikësit
Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar si kandidat për çmimin Nobel për paqen, në 2021, vetëm pak javë pasi ndihmoi në ndërmjetësimin e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të bashkuara Arabe.
Ai u nominua nga Kristian Tybring Gjede, një anëtar i parlamentit Norvegjez, që e ka lëvduar Trump për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve.
“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë në përpjekje për të krijuar paqe mes kombeve se shumë të nominuar të tjerë për Nobelin e Paqes” – tha deputeti norvegjez për Fox News.
Pak ditë më parë, presidenti Trump e quajti marrëveshje historike edhe atë të nënshkruar në praninë e tij mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike
Top Channel