Njihuni me vajzat dhe djemtë beqarë të sezonit të 2-të ’Përputhen’ (FOTO)

09/09/2020 19:04

“Përputhen”, programi më i ri në Top Channel ka startuar që prej të hënës, për të qenë pjesë e pasditeve të gjithë shqiptarëve.

Emisioni i cili në sezonin e parë theu tabutë, u kthye në fenomen televiziv, duke numëruar mijëra klikime në youtube.
Këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe nga sezoni i kaluar.

Nën moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arian Konomi, Përputhen do të sjellë në fokus histori të vërteta të njohjeve mes djemve dhe vajzave, pa filtra, ashtu siç ndodhin në jetën reale.

Formula e re e Përputhen premton show dhe argëtim, sfida dhe emocione.

Opinionisti Arjan Konomi rikthehet pas shumë viteve mungesë në ekran, sërish në Top Channel, i cili do të ketë një rol kyç në analizimin e sjelljeve të protagonistëve.

Përputhen do t’iu shoqërojë çdo ditë nga e hëna në të premte në 18:15 për plot 60 minuta, vetëm në ekranin e Top Channel.

Ndërkohë që fytyrat e konkurrentëve tashmë janë zbuluar ne do ju tregojmë pak më tepër rreth tyre me fotogalerinë e mëposhtme:

FOTO GALERI
1/8
Emër : Armand Shehi Mosha : 24 vjeç Vendlindja: Tiranë Vendbanim: Tiranë Pozicioni aktual i punës: Menaxher i përgjithshëm (Vicino)

Top Channel