Greqi, 12 mijë presona me Covid/ 60 mijë turistë britanikë duhet të hyjnë 10 ditë në karantinë

09/09/2020 17:07

Organet greke të Shëndetit ndjekin me shqetësim rritjen e rasteve me Covid-19 pavarësisht shifrave të 24 orëve të fundit, ku janë gjetur positive 164 persona ,ndërsa ka humbur jetën vetëm një i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 290 dhe numri i rasteve në gati 12000, por problematika më e madhe është rritja e pacientëve që trajtohen në dhomat e terapisë intensive që tashmë janë 42 vetë.

Ndërkohë vetëm në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit të Lesvos janë gjetur 38 raste me Covid-19 , ndërsa priten rezultate nga 1600 teste të kryera ,ndërkohë që numri i emigrantëve në kampin me kapacitet vetëm 3500 vende, është mbi 13.000 vetë. Gjithashtu alarmante është edhe gjendja ne Janica, një qytezë 35 km në perëndim të Selanikut pasi në një fabrikë për konservimin e frutave me 680 punëtore, e cila tashme u mbyll përkohësisht janë gjetur positive me Covid-19 të paktën 48 persona.

Por goditja më e rëndë në këtë situatë aspak të favorshme ekonomikisht për Greqinë ka ardhur nga Britania dhe Holanda. Londra ka vendosur në listën e kuqe 7 ishuj greke dhe 60.000 turiste britanikë që ndodhen në to përpiqen të kthehen deri këtë të mërkurë ,përndryshe do të duhet të hyjnë në karantinë 14-ditëshe.

Ne duhet të shkojmë para karantinës në BM, por është një vendim i çmendur sepse nuk është racional në bazë të rasteve. Kreta ka pak raste, Greqia ka shume pak raste ,kurse BM ka një numër të madh të të prekurve. Ne po shkojmë nga një zonë më e sigurt per Covid-19, në një zonë më të rrezikshme, duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria jonë thjesht po reagon ndaj presionit të medias.

Kurse Holanda i ka vendosur gjithë ishujt greke në listen e kuqe , domethënë të vendeve ku nuk duhet të shkojë askush me pushime, përndryshe në kthim i pret karantina e detyruar prej 10 ditësh.
Ndërkohë organet greke në mënyrë të ethshme po përgatiten për hapjen e shkollave në 14 shtator ,pasi ka reagime të shumta për masat që duhet të zbatojnë nxënësit

Top Channel