Kryemadhi në ‘Open’: Në zgjedhje, do e thyejmë në mes Edi Ramën!

09/09/2020 21:36

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me listat e kandidatëve të partisë që ajo drejton. Kryemadhi tha se kandidatët e LSI do të jenë të lidhur ngushtë me komunitetin por dhe me strukturat e partisë.

Por LSI, tha Kryemadhi do të ketë më pak biznesmenë në listë për shkak të interesave që ata mund të kenë në hartimin e ligjeve. Vendimin përfundimtar për listat e deputetëve tha Kryemadhi do ta japin strukturat e partisë, pasi deri në nëntor LSI do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme ku do të përcaktojë dhe kriteret për kandidatët për deputetë.

Ndërkohë Kryemadhi ka hedhur edhe batuta kundër Edi Ramës duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do ‘ta thyej në mes’ me anë të votave.

“Ne do hyjmë në zgjedhje, jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje. Po da ta thyejmë në mes Edi Ramën.” tha Kryemadhi.

Top Channel