Të sëmurët kronikë, larg spitaleve/ Pavionët janë bosh, të sëmurët kanë frikë se mos infektohen
09/09/2020 16:56
Frika nga Covid-i ka rritur numrin e humbjeve të jetëve të të sëmurëve kronikë.
Pacientët që duhet të konsultohen apo të ndryshojnë terapinë nuk shkojnë te mjeku specialist nga frika se mos infektohen duke bërë qe gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet.
Mjekët thonë se numri i pacientëve nëpër pavione është përgjysmuar.Në shërbimin e endokrinologjisë ku trajtohen pacientët në diabet nga 30 shtretër janë të shtruar vetëm 3 pacientë, po kjo situatë është në të gjitha shërbimet
Top Channel