Hoti: Mini shengenin e kërkoi SHBA/ “Nuk kishte pikë 10 për njohjen reciproke në dokumentin e firmosur”

09/09/2020 19:56

Delegacioni kosovar ka mohuar të ketë qenë pjesë e draft marrëveshjeve të prezantuar nga Shtëpia e Bardhë, njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë të referuar si pika 10.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në prononcimin e parë për media pas kthimit nga Brukseli ka thënë se shtetet e kanë pasur të qartë se dialogut do të zhvillohet për normalizim ekonomik.

Megjithëkëtë, në këtë marrëveshje Kosova pranoi përfshirjen në mini shengenin ballkanik, përkundër qëndrimeve kundër kësaj iniciative, të cilët e cilësojnë si Jugosllavi të re.

E Hoti tregoi se këtë qëndrim ia ka shprehur edhe përfaqësuesve amerikan.

Ai tha se e ardhmja do të dëshmoj se nuk do të preket sovraniteti i vendit as përmes pikës së Ujmanit apo edhe marrëveshjeve të tjera në të ardhmen.

Ndër të tjera, Hoti shpjegoi se përkundër se vendi nuk do të aplikojë për një vit në organizata ndërkombëtare apo njohje të reja, ato mund t’i pranojë nëse ka gatishmëri nga palët tjera, duke marrë shembull atë të Izraelit.

Ndërsa tregoi se mos respektimi i kësaj marrëveshje nënkupton prishje të partneritetit me SHBA-të.

Alberta Hashani

Top Channel