Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mjaft të bukur mbrëmjen e djeshme në përballjen mes Suedisë dhe Portugalisë, duke u dhënë fitoren luzitavëne dhe duke shkuar në kuotën e 101 golave me kombëtaren, vetëm 8 larg rekordit të iranianit Ali Daei.

Megjithatë sulmuesi i mirënjohur portugez pranoi se ndjen mungesën e tifozerisë në fushë, pasi edhe mbrëmjen e djeshme nuk ishte askush aty për ta brohoritur apo duartrokitur në momentin e shënimit të dy golave mjaft të bukur.

“Stadiumet pa tifozë janë të trishtueshëm. Personalisht jam mësuar edhe me vërshëllimat e tifozëve jashtë fushe, pasi më japin forcë. Sigurisht që shëndeti është mbi gjithçka, por një stadium pa tifozë është si një cirk pa kllounin apo si një kopsht pa lule. Shpresoj që brenda pak muajsh gjithçka të rikthehet në normalitet, sepse pa tifozët, futbolli është i trishtë. Tani që e di se stadiumet janë bosh, bëj ushtrime meditimi, para ndeshjeve”, u shpreh portugezi.

Top Channel