Ministrja e Drejtësisë nis inspektimet në burgje për problematikat dhe masat anti covid

09/09/2020 16:56

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur inspektimet në IEVP-të dhe burgjet pas rasteve të reja të të infektuarëve me Covid19.

Ministrja Gjonaj ka inspektuar burgun e Rrogozhinës, i cili ka patur probleme me shfaqjen e coronavirusit që në krye të herës për rastet e evidentuara pavarësisht se së fundmi nuk janë evidentuar problematika.

Në takimin me dyer te mbyllura, Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid, dhe sidomos tek trajtimi i personave të identifikuar me Covid. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare absolutisht të mos shërbejnë si justifikim për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Ministrja Gjonaj theksoi se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili që krahas vëmendjes maksimale për masat anticovid, të garantojnë sigurinë, të mos bëjnë asnjë lëshim dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë. Gjithashtu Gjonaj kërkoi të rritet vëmendja ndaj sendeve të ndaluara që tentohet të hyjnë në IEVP, si në rastin e celularëve, etj.

Gjatë inspektimit Ministrja e Drejtësisë Gjonaj deklaroi se shumë shpejt do të vendosen në funksion kartelat elektronike të të dënuarve, si një risi në sistemin penitenciar në Shqipëri.

Gjonaj deklaroi se rritja e pagave të personelit të burgjeve përbën një shtytje mjaft pozitive pasi është hera e parë që miratohet dhe realizohet. Me hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e policisë së burgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë.
Në këtë takim shoqërohej nga drejtori i përgjithshem i burgjeve Agim Ismaili.

Top Channel