Zgjidhen autorët për përkthim/ Qendra Kombëtare e Librit, zgjedh tituj të Kadaresë, Blushit, Lubonjës dhe Zhitit

09/09/2020 17:03

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publikë titujt e përzgjedhur nga juria për përkthimin nga shqipja në gjuhë të huaja dhe anasjelltas.

Mes tyre janë Romeo Collaku, Ben Blushi, Gëzim Qendro, Fatos Lubonja, Visar Zhiti dhe Ismail Kadare.

“Mjaltë në teh” e Romeo Collakut do të përkthehet në italisht. “Otello, Arapi i Vlores” i Ben Blushit do të përkthehet në greqisht nga Yorgos Goumas. Matteo Mandala do te përkthehet në italisht “Rrugët e Ferrit” të Visar Zhitit.

“Ridënimi” i Fatos Lubonjës do të përkthehet po ashtu në greqisht nga Elena Zhako. E cila do të përkthejë edhe Gëzim Qëndron me “Heronjtë janë të uritur”. Ndërsa në shqip do të vijnë autorë si Kazuro Ishiguro, Isabel Allende, William Faulkner, Robert Galbraith, Wladyslaw Reymont.

Top Channel