Paga e luftës për 303 mijë persona/ U shpërndanë 102 milionë euro për dëmet e pandemisë

09/09/2020 19:48

Më shumë se 303 mijë punonjës të larguar nga puna kanë përfituar pagën e luftës nga dy paketat mbështetëse qeverisë, të ndërmarra në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Të dhënat e Financave tregojnë se deri më 3 shtator nga paketa e parë është shpërndarë paga prej 26 mijë lekësh për më shumë se 130 mijë persona, ndërsa nga paketa e dytë bonusin prej 400 mijë lekësh e kanë përfituar mbi 172 mijë individë.

Në total, fondi i paguar për të dy paketat e ndihmës arrin vlerën e 12.7 miliardë lekëve ose 102.6 milionë euro.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se ndihma e dhënë deri më tani përmes këtyre skemave është e pamjaftueshme dhe apelojnë qeverinë për mbështetje direkte për bizneset për të shmangur shkurtimin e mëtejshëm të vendeve të punës.

Besart Kadia: 2 paketat e akorduara ishin të përkohshme dhe nuk amortizojnë dot të gjitha efektet negative. Duhet të ndryshohet qasja, pra të mbështeten bizneset direkt me para dhe jo individët në mënyrë që të arrijnë të mbajnë në punë punonjësit, apo të rikthejnë ato që janë larguar.

Aktualisht bizneset e gjendura në vështirësi për shkak të pandemisë së Covid-19 mund të përfitojnë kredi për likuiditet përmes skemës së garancisë sovrane 2, ku deri më tani sipas të dhënave të Financave iu është miratuar kërkesa për hua vetëm 197 kompanive, nga 303 aplikime të regjistruara në total.

Genta Dobra

Top Channel