Bie zjarr në hekurudhën Vorë – Shkodër, flakët favorizohen nga era e fortë

09/09/2020 17:06

Një zjarr ka rënë në hekurudhën Vorë – Shkodër, pranë fshatit Budull të Fushë Krujës.

Dyshohet se zjarri i është vënë barishteve pranë linjës hekurudhore Vorë – Shkodër dhe i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi duke përfshirë trasenë e drunjtë të hekurudhës.

Zjarrfikës dhe personel hekurudhor në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kohët e fundit, shumë zjarre kanë përfshirë vendin tonë, sidomos zonat e pyllëzuara.

Top Channel