SPAK, arrest për gjyqtaren në Korçë/ Në pranga edhe bashkëshorti, Shefi i Departamentit në një Universiteti si edhe një avokat 

09/09/2020 19:38

SPAK ka arrestuar një gjyqtar një avokat, një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.

Të arrestuarit janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Por për më shumë ju ftojmë të ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Anila Hoxha e cila tregon se si përfunduan në pranga njerëzit e drejtësisë.

Top Channel