Foto/ U arrestua për korrupsion, kjo është gjyqtarja Mimoza Margjeka që mori 6 mijë euro për ‘ndryshim’ mase sigurie

09/09/2020 19:13

Policia e Shtetit në koordinim me SPAK kanë vënë në pranga një gjyqtar dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion. SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-Gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, pasi bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim

Të arrestuari janë avokat Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj. Sipas policisë personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë Mimoza Margjekës, me detyrë gjyqtare, në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Top Channel ka siguruar edhe foton e gjyqtares Mimoza Margjeka që përfitoi shumën e eurove. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

 

Top Channel