Kryemadhi në ‘Open’: Ja sa mandate do marrë Edi Rama, LSI dyshemenë e kam 34 deputetë

09/09/2020 21:41

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se forca politike që ajo drejton do të arrijë të dalë forcë e dytë politike në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Kryemadhi bëri edhe një parashikim për Partinë Socialiste, duke thënë se me Edi Ramën kryetar do të arrijë të marrë jo më shumë se 47 mandate.

Pjesë nga diskutimi i Kryemadhit me gazetarët në emisionin “Open”:

Kryemadhi: Rama 47 (mandate) do marrë

Po ju sa do merrni?

Kryemadhi: Ne e diskutojmë, shkojmë forcë e dytë, mendoj që raportet tona nuk janë veç numra, por prezantimi dhe alternative çka përfaqësohet. Unë dyshemenë e kam 34.

Pse 34, pse jo një numër tjetër?

Po pse Rama tha 74?

Po se ka 74, 34 nuk ka ndodnjë kuptim, çfarë kuptimi ka?

Kryemadhi: Po nuk do ta them ty tani se çfarë kuptimi ka.

Top Channel