Radja Nainggolan nuk do të veshë fanellën e Cagliarit sezonin e ardhshëm. Mesfushori belg, që kohët e fundit është kthyer tek Interi pas një sezoni në formë huazimi në Sardenjë, nuk do të rikthehet në klubin ku spikati fillimisht në Serinë A, pavarësisht se ditët e fundit ishin shtuar zërat mbi vullnetin e palëve për të bashkuar rrugët.

Mundësi e një lëvizjeje të tillë e hodhi poshtë përfundimisht presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, që pas një takimi me drejtuesit e Interit u shpreh:

“Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të khethet te Cagliari. Besoj që do të qëndrojë në Milano, duan ta mbajnë.”

Presidenti i klubit nga Sardenja foli edhe për zërat që e shohin me ngjyrat kuqeblu Fazion.

“Po flasim me Romën, të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse do të arrijmë një marrëveshje.”

Hedh poshtë në mënyrë kategorike lajmet se Zaza është objekti i Cagliarit.

“As që na intereson, kemi Pavolettin e Simeonen”.

Top Channel