Vështirësitë e shkollës me turne, në disa shkolla me 4 turne dhe me rotacion

09/09/2020 16:58

Mësimi do zhvillohet me 4 turne, ndaj për këtë arsye, shkollat kanë filluar organizimin e nxënësve.

Prindërit po njoftohen me Whatsapp, email apo drejtpërdrejt në shkollë. Disa shkolla do aplikojnë rotacionin e turneve, të tjera do zhvillojnë mësim gjithë vitin, siç do e nisin, në 14 shtator.U zhvillua një pyetësor, por nuk u morën parasysh fjalët tona. U la, çfarë ka vendosur drejtoria dhe ministria.

Ka shkolla si 9-vjeçarja “Misto Mame”, ku rotacioni do të kryhet çdo tre muaj. Edhe në Kosovë me rotacion do ta bëjnë. Është më mirë me rotacion, se na jep mundësi ne prindërve, të organizohemi.

Top Channel