9 vite nga ekzekutimi i telekomanduar i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, bashkëshortja e tij bën dedikim prekës

09/09/2020 23:56

Sot mbushen 9 vite nga ekzekutimi i telekomanduar i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Bashkëshortja e tij ka bërë një dedikim prekës në rrjetin e saj Facebook ku shkruan: E mira e vërtetë, virtyti dhe dituria, nuk vdesin, është e sigurtë dhe e përjetshme: është e vetmja gjë e pavdekshme që prek të vdekshmit.

Kujtojmë që Skerdilajd Konomi ishte gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Ai më datën 9 shtator 2011 po shkonte në punë herët në mëngjes kur automjeti i tij shpërtheu. Pavarësisht hetimeve dhe premtimeve për zbardhjen e ngjarjes, kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ende nuk ka një autor.

Disa herë kjo çështje është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi kjo çështja ka kaluar për hetim në kompetencat e Prokurorisë së Vlorës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel