Policia arreston 13 persona në kryeqytet, mes tyre edhe një adoleshente/ Pas kontrollit në shtëpinë e 17-vjeçares u gjetën…

09/09/2020 17:30

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim.

Në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga 17-vjeçarja A.Q., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

Të tjera kanë rënë në prangat e policisë, për vepra penale nga drejtimi i mjetit pa leje-drejtimi, te dhuna në familje dhe ngacmimi seksual.

Një prej të arrestuarve është 18-vjeçari me iniciale K.L., i dënuar me “arrest me burg” për veprën penale “ngacmim seksual”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 13 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Q., 17 vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

K. T., 21 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 duke i dhënë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa shtetasit E. P., i cili në përfundim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë.

K. Ll., 28 vjeç, pasi në rrugën “Grigor Heba”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., pasi në rrugën “Teodor Ipen”, në banesë, ka goditur me sende të forta dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. I., 35 vjeç, B. B., 59 vjeç dhe B. N., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. Ll., 25 vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Kasharit, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

-F. B., 22 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
—-

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K. L., 18 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “”Ngacmim seksual”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

B. K., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

M. Sh., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel