Rruga Elbasan-Tiranë/ Shpërthen Kryemadhi: Le të na e tregojë Balluku firmën e Haxhinastos

09/09/2020 22:45

Monika Kryemadhi e ftuar në Open në Top Channel foli edhe për rrugën Elbasan-Tiranë ku shpërtheu në akuza ndaj Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës.

‘I them Belinda Ballukut të më tregojë firmën e Edmond Haxhinastos. Ajo ka përfunduar edhe juridik, por nëse ka probleme le të konsultohet sërish me pedagogët. Qështja ka shkaur në arbitrazh sepse duan që të vjedhin edhe aty. Duan të ndajnë paratë bashkë’- tha Kryemadhi.

‘SPAK, drejtësia, mediat i shërbejnë Edi Ramës. Ju jeni gazetarë merreni dhe invesigojeni ngjarjen. Hedh një gur në lumë Edi Rama dhe të gjithë shkoni atje’- tha Kryemadhi.

Kush ka firmosur?

Ka firmosur Afrim Qëndro dhe ka vajtur në arbitrazh për shkak të Arben Ahmetajt sepse nuk kanë bërë rimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimet e rrugës.

Dash Xhikën e mbajtën në burg 9 muaj për çështjen e rrugës së Elbasanit. Dhe e di pse e mbajtën në burg? Se skam folur ndonjëherë, po e flas. Sepse kërkuan 35 milionë euro për rrugën, dhe nuk kërkuan 70 milionë euro, sepse donin t’i vidhnin. Sot, merrini shikojeni pse kanë shkuar në arbitrazh. Kanë shkuar në arbitrazh sepse duan të vjedhin bashkë me firmën, t’i ndajnë bashkë me firmën paratë’.

Pse nuk e denonconi në SPAK?- e pyeti Denis Dyrnjaja.

Cili SPAK thua- u përgjigj Kryemadhi.

Nuk besoni te SPAK?- vijoi Dyrnjaja.

Top Channel