Artistja dhe aktivistja sociale bukuroshe Lily Allen ka kënaqur fansat e saj me një seri fotosh të martesës së saj, me aktorin e serialit ‘Stranger Things’ David Harbour, në një prej të cialve shihet duke ngrënë një hamburger me fustan nusërie.

Lily Allen ka shpërndarë në rrjetet sociale tre foto nga martesa e papritur në Las Vegas ku shihet që mban veshur në fustan të shkurtër Dior me një vello të gjatë të bardhë.
Në një prej fotove çifti i lumtur mbahet dorë për dore dhe qesh teksa një imitues i Elvis Presley u bën atyre serenatë.

Në tjetrën Lily duket duke shikuar në sytë e burrit teksa ecin në trotuarin e zbrazur të Vegas.

Duke iu shmangur darkave të mëdha, Lily shihet duke konsumuar një hamburger në rrugë, ende me fustanin e nusërisë veshur.

35 vjeçarja Lily dhe 45 vjeçari David, këmbyen premtimet në kishën Graceland të hënën.

David gjithashtu kishte shpërndarë imazhet në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shihet David që mban në krahë Lily prapa imituesit të Elvis.

Dhëndri i ri komentonte: “Në martesën e zyrtarizuar nga vetë ‘mbreti i muzikës’, princesha e popullit martohet me të devotshmit e saj, të lindur të varfër, por zotëruese e kartës së kreditit në një ceremoni të mrekullueshme, të ndriçuar nga qiejt e hirtë të një shteti që digjet shumë milje larg, në mes të pandemisë globale”.

Në maj të këtij viti mediat britanike tregonin mënyrën e pazakontë sesi David e kishte joshur Lily që në takimin e parë.

Lily tha: “Që prej fillimi të karrierës time – ndoshta prej vetë-urrejtjes dhe vetë-besimit të ulët – mendoja se askush nuk donte një bluzë ku shkruhej Lily Allen.”

“Davidit me sa duket nuk i pëlqeu opinioni im dhe kur dolëm për herë të parë në Londër u kthyem në shtëpinë e tij dhe ai pyeti: ‘A duhet ta vësh këtë apo jo’. Ishte një bluzë e tmerrshme jeshile me një logo ‘Lily Allen’ përpara. Unë i thashë me shaka se askush nuk më kishte kërkuar aprovim për diçka të tillë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel