E premte, 11 Dhjetor 2020
09:16
Protesta në Korçë për vrasjen e Klodian Rashës, procedohen penalisht 9 persona

Nëntë persona janë proceduar penalisht në Korçë pas protestës së djeshme.

09:11
Fondi i rimëkëmbjes pas COVID, BE jep dritën e gjelbër për buxhetin!

Hungaria dhe Polonia hoqën dorë nga vetoja dhe mundësuan kështu miratimin e buxhetit më të madh në historinë e BE-së. Shtetit të së drejtës në këto vende do t’i vijë radha të kontrollohet ndonjëherë tjetër.

09:00
Ylber Gjini: Unë do isha në protestë nëse nuk do kisha probleme shëndetësore por nuk do digjja

Ylber Gjini, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur për protestën e bërë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha dhe për sakrificat e pandemisë që ka kaluar si artist.

08:52
Emri/ Shpërthim eksplozivi në Shëngjin, i vihet tritol objektit në ndërtim të biznesmenit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës se kaluar në Shëngjin.

08:36
Pas fitores në zgjedhje, Biden dhe Harris fitojnë një tjetër titull

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si ‘Personazhi i vitit 2020’, sipas revistës Time.

08:27
1 mijë e 161 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

45 mijë e 4 persona në Kosovë janë infektuar nga SARS CoV2 dhe 1 mijë e 161 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. Të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), prej 13 mars kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.

08:25
Rama poston videon e spitalit të Pediatrisë Durrës, mjekët: Spitali sot është si nata me ditën

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin në investimin e bërë në spitalin e Pediatrisë së qytetit të Durrësit.

07:49
Rastet me COVID vijojnë të rriten, Franca vendos orë policore nga 15 dhjetori

Franca do të shtyjë rihapjen e qendrave kulturore dhe do të vendosë orë policore, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

07:47
Bëri ndërhyrje në zemër, Sazan Guri feston 64-vjetorin në spital

Ambjentalisti Sazan Guri e fesoi 64 vjetorin në spital, pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në zemër. Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook Guri njofton se operacioni kaloi me sukses dhe se ndihet shumë i gëzuar që infermieret ishin aty për ta uruar.

07:29
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

06:56
Mjaltë me piper të zi/ Kura natyrale kundër të ftohurës

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera një krejt natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë.

06:28
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut

Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut. Ky është konkluzioni i një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org sipas të cilit zinku tjetërson përpunimin e kripës nga ana e veshkave dhe rritjen e tensionit. Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike.

06:06
5 trajtimet natyrale për djegien e stomakut

Sipas të dhënave një nga proceset që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shëndetit është pikërisht tretja. Tretja e mirë do të thotë të ndihesh i ngopur dhe i qetë, dhe jo vetëm sepse tretja prodhon disa substanca të cilat organizmi ka nevojë. Të ndihesh i ngopur është të shijosh kënaqësinë që të fal ushqimi por dhe momentet ku mund të jesh i qetë totalisht.

05:57
SHBA: Vaksina për COVID-19, fare pranë miratimit pas rekomandimit të grupit të ekspertëve

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

05:32
Presidenti Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdoi të enjten me përpjekjen e tij pa gjasa për sukses për të përmbysur humbjen e tij ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke u takuar në Shtëpinë e Bardhë me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane të cilët po mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, që po përpiqet të bëjë të pavlefshme miliona vota në shtetet ku ka fituar zoti Biden.

05:17
SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të paralajmëruar Iranin

Ushtria amerikane dërgoi dy avionë bombardues B-52H nga Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme të enjten si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të parandaluar Iranin nga sulmet e mundshme mes rritjes së rrezikut në rajon, sipas një zyrtari të lartë ushtarak amerikan.

04:41
SHBA ndërmjetëson marrëveshjen për njohje reciproke mes Izraelit dhe Marokut

Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Maroku kanë rënë dakord të njohin njëri-tjetrin. Kjo pason tre vende të tjera arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që së fundmi vendosën lidhje me shtetin hebraik, i cili disa herë që nga themelimi i tij modern në fund të viteve 1940 e ka gjetur veten në luftë me fqinjët e tij me shumicë myslimane.

04:26
OKB: Pandemia minon të drejtat e njeriut në mbarë botën

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara po i bën thirrje botës që të vendosin të drejtat e njeriut në rend të parë dhe në qendër të përpjekjeve për të përballuar koronavirusin, në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë për qytetarët. Gjatë një paraqitjeje televizive të enjten me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antionio Guterres tha se pandemia COVID-19 pati ndikim joproporcional mbi grupet më të ndjeshme të shoqërisë, duke përfshirë punonjësit e vijës së parë që u përballën me koronavirusin, të moshuarit, invalidët, gratë, vajzat dhe pakicat.

04:04
Facebook-u përballet me padi që mund ta detyrojnë të shesë Instagram-in dhe WhatsApp-in

Komisioni Federal amerikan i Tregtisë (FTC) dhe pothuajse çdo shtet paditi të mërkurën kompaninë e medias sociale Facebook me pretendimet se ka shkelur ligjin kundër monopoleve, duke kërkuar shitjen e disa zotërimeve të saj. Me paraqitjen e dy padive të ngjashme, Facebook-u bëhet kompania e dytë më e madhe e teknologjisë që përballet me një sfidë të madhe ligjore muajt e fundit.

03:48
Udhëheqësit e BE-së mblidhen për Samitin e Fundvitit në Bruksel

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel të enjten për një samit ambicioz që përfshin zgjidhjen e një ngërçi në lidhje me buxhetin prej 2.1 trilionë dollarësh dhe një paketë ndihmash për lehtësimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, si dhe vendosjen e standardeve të reja për të luftuar ndryshimin e klimës.

03:30
Jonhson pesimist: Britania jashtë BE pa marrëveshje

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ka “mundësi të madhe” që Mbretëria e Bashkuar të dështojë të arrijë marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku. Johnson tha se “është koha” që bizneset dhe publiku të përgatiten për këtë rezultat, edhe pse negociatorët do t’i vazhdojnë bisedimet.

03:03
Ngacmine seksuale/ Akuzat trondisin kupolën e FBI

Një ndihmës drejtor i FBI-së doli në pension pas akuzave se kishte prekur një grua në shkallët e një ndërtese kur ishte i dehur. Një tjetër zyrtar i lartë i FBI-së u largua pasi u zbulua se kishte ngacmuar seksualisht tetë punonjëse.

02:37
Rrëfehet Gwyneth Paltrow: Nuk e dashuroj më aktrimin

Gwyneth Paltrow thotë se ajo do të heqë dorë nga filmat pasi kuptoi se nuk e dashuron aktrimin aq shumë. Kritikat më pozitive për yllin, gjatë pesë viteve të shkuara, kanë qenë për rolin e saj të Pepper Potts në tre filmat Marvel.

02:12
Rikthehet Taylor Swift/ Albumi i dytë surprizë për 2020

Taylor Swift publikoi albumin e dytë surprizë të saj për 2020. Njoftimin për publikimin e albumit në mesnatë, ajo e dha vetë në një postim në Twitter.

01:50
Protesta për Klodianin/ Organizime në disa qytete nga forumi rinor i PD

Dje u protestua edhe në disa qytete të vendit. Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit. Top Channel mëson se nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.

01:33
Lleshaj, dorëheqje të parevokushme: Koha për një kapitull të ri në Ministrinë e Brendshme

Ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti ministrit të punëve të brendshme duke shpjeguar motivet.

01:11
Resorti, ndërtim pa leje/ Fiks Fare denoncoi skandalin me resortin Montrelux

Prokuroria ka zbardhur skemën e tjetërsimit të “Morava Resort” në Korçë, duke faktuar provat e publikuara gjatë investigimit të Fiks Fare në korrik të 2020-ës. Pas këtij investigimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal duke hetuar rreth deklaratës noteriale të lëshuar para noteres Margena Çela dhe veprimeve të zyrtarëve të ALUIZNI-t.

00:56
Protesta për Klodianin/ Protestuesit përplasen me policinë, përdorën gurë, gaz lotësjellës dhe ujë

Ndryshe nga ajo e para, protesta e dytë masive kundër kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka nisur e dhunshme që prej fillimit të saj, tubim që ka zgjatur për disa orë rresht.

00:34
Përdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për Robinhon

Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin e futbollistit brazilian, Robinho, me 9 vjet burg për dhunë seksuale. Ish-lojtari i Milanit, Manchester City-t apo Real Madridit u dënua në shkallën e parë në vitin 2017 për një episod që ndodhi më 22 janar të vitit 2013.

00:17
Milani fiton në Pragë dhe e mbyll i pari, Tottenhami “merr hak” ndaj Antwerpit

Mision i përmbushur nga Milani. Kuqezinjtë fituan 1-0 në fushën e Spartës së Pragës me gol të Hauge në minutëm e 23-të dhe falë suksesit 3-2 te Celtic Glasgow-t ndaj Lille e mbyllin Grupin H në Europa League në vendin e parë, me 13 pikë, dy më shumë se francezët e Lille.

E enjte, 10 Dhjetor 2020
23:58
Kualifikohen Napoli dhe Real Sociedadi, “ok” Young Boys dhe Molde

Napoli dhe Real Sociedadi luftuan fort deri në fund dhe barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”, rezultat që pati pak vlerë për faktin që Alkmaari u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave. Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Willian Jose.

23:49
Kreshnik Spahiu tregon në Open arsyet se pse Basha dhe Kryemadhi nuk dalin në krye të protestave

Në Open në Top Channel vazhdojnë diskutimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e cila ka shkaktuar protesta për dy ditë.

23:25
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Bushati në Open: Viktimën po e bëjmë dhunues

Në Open në Top Channel vazhdojnë diskutimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e cila ka shkaktuar protesta për dy ditë.

22:50
Teoritë e konspiracionit në Ballkan/ Covid u bë nga kinezët, farmacistët apo Bill Gates?

Teoritë e konspiracionit u përhapën në të gjithë botën në vitin 2020. Më i përhapuri ishte se u lëshua qëllimisht nga laboratori.

22:48
VOA: SHBA gati për sanksione ndaj Turqisë mbi sistemin rus të mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara janë gati të vendosin sanksione ndaj Turqisë mbi blerjen vitin e kaluar të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400, thanë të enjten katër burime, mes tyre edhe dy zyrtarë amerikanë. Ky veprim mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë problematike mes dy aleatëve të NATO-s.

22:39
Mbrojti interesat e Kosovës në OKB, Susan Ricen pjesë e kabinetit të Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Ricen, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

22:23
Pse nuk kishte kamera polici që kreu vrasjen? Përgjigjet Lleshaj: I përdorëm me sa mundëm…

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, ka shpjeguar se pse nuk kishte kamera në trup, efektivi që vrau Klodian Rashën.

22:20
Lleshaj tregon në Open pengun e tij më të madh pas dorëheqjes

Ministri i Brendshëm , Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen ditën e sotme në një lidhje me skype në emisionin Open ka treguar pengun e tij më të madh.

22:12
Ministria e Shëndetësisë: 7 të lënduar në protestë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

22:07
Kryeministri dhe ministrat akuzohen për neglizhencë në shpërthimin e Bejrutit

Një gjykatës libanez ka paditur kryeministrin e përkohshëm, Hassan Diab dhe tre ish-ministrat për neglizhencë në një incident në Bejrut.

22:03
“A ndiheni fajtor?”, Lleshaj në Open: Është krim individual i ndodhur në rrethana fatkeqe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen ditën e sotme pas një vale protestash për vrasjen e të riut, Klodian Rasha e quajti ngjarjen një kombinim rrethanash fatkeqe.

21:53
A ka pasur armë Klodiani? Përgjigjet Sandër Lleshaj: Ngjarja ka qenë tronditëse për policinë…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në emisionin Open në TCH, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një polic. Ai ka thënë se ky krim ka ndodhur në rrethana fatkeqe.

21:53
Emigrantët shqiptarë të fshehur në anije çlirohen nga akuzat/ U arrestuan pa shkelur ende në tokën britanike (fotot)

Një gabim ‘teknik’ u autoriteteve kufitare ka bërë që të bien akuzat kriminale për 69 emigrantë shqiptarë të fshehur në një anije që shkonte drejt Britanisë.

21:46
Lleshaj në Open: E kam të vështirë ta pranoj që të shkaktohet viktimë nga policia

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq ditën e sotme pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic është në një lidhje me skype në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

21:44
Dha dorëheqjen/ Lleshaj në ‘Open’:Po largohem me një brengë të madhe për Klodianin! Jam sulmuar politikisht me të padrejtë…

Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka thënë në emisionin “Open” në Top Channel se ka dorëzuar dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 8 dhjetor ku Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie.

21:33
Britanikët mund të ndalohen të udhëtojnë drejt shteteve të BE-së  

Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian nga 1 janari për shkak të masave kundër përhapjes së COVID.

21:24
Pse o njeri, pse më godet/ Zjarrfikësit e Tiranës postojnë fotot e dhunës nga protesta në Tiranë: Unë të shërbej, jemi me ju në çdo moment…

Zjarrfikësit e Tiranës, kanë reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale  lidhur me dhunën e protestuesve të ngritur për vrasjen e Klodian Rashës.

21:21
Protestuesit sulmojnë selinë e PS, Balla: Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, partia do të ketë vizion rrëmujën

Protestuesit në Tiranë kanë sulmuar edhe selinë e PS-së mbrëmjen e sotme, ku kanë thyer dyert prej xhami e i kanë vënë flakën gardhit.

20:58
Fiks Fare/ Prokuroria zbardh skemën: Morava Resort u tjetërsua nga biznesmeni Reli, noterja dhe zyrtarë të Kadastrës

Prokuroria ka zbardhur skemën e tjetërsimit të “Morava Resort” në Korçë, duke faktuar provat gjatë investigimit të Fiks Fare në korrik të 2020-ës. Emisioni investigativ faktoi me pamje, zë dhe figurë, se ndërtimet e kryera pas vitit 2017 në atë resort ishin pa leje. Madje, edhe në momentin e xhirimit, në atë pikë po ndërtohej.

20:54
Giulio Regeni/ Italia ngre akuza ndaj agjentëve egjiptianë për vrasjen e studentit në Kairo

Vrasja në Kairo e një studenti italian doktorature në 2016 besohej prej kohësh të ishte vepër e forcave të inteligjencës së Egjiptit.

20:46
​Anglia paguan qytetarët e saj që të izolohen

Sistemi anglez për testimin dhe monitorimin e COVID-19 mundëson pagesën e mbështetjes prej rreth 550 euro për njerëzit që izolohen pasi marrin një njoftim përmes aplikacionit, u njoftua sot.

20:44
Nuk ndalen protestuesit, i vihet flaka koshave të mbeturinave, policia hedh gaz lotsjellës

Gjatë ditës së dytë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, individë të shumtë kanë përshkallëzuar veprimet e tyre duke hedhur sende të forta ndaj policisë dhe godinave përreth.

20:39
PA KOMENT! Dhjetëra të rinj thyejnë xhamat e makinave në Ish-Bllok

Dhjetëra të rinj po marshojnë drejt zonës së Ish-Bllokut mbrëmjen e sotme.

20:25
SHBA, rastet e ngacmimeve seksuale trondisin rangjet e larta të FBI-së

Një ndihmës drejtor i FBI-së doli në pension pas akuzave se kishte prekur një grua në shkallët e një ndërtese kur ishte i dehur. Një tjetër zyrtar i lartë i FBI-së u largua pasi u zbulua se kishte ngacmuar seksualisht tetë punonjëse.

20:24
Ambasadorja Kim për VOA: Kushtetuesja gati në 31 Dhjetor

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka besim se brenda 31 dhjetorit Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale dhe se për këtë ka marrë dhe fjalën e presidentit Iir Meta dhe Kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi.

20:22
Personi i parë që bëri vaksinën në Britani lë spitalin: Ndihem shumë mirë!

E moshuara Margaret Keenan, personi i parë që bëri vaksinën e COVID sot la spitalin.

20:15
Bija ‘monstër’ që i preu kokën të ëmës, i shpëton akuzës për vrasje (Fotot)

Një adhuruese e filmave të horrorit që i preu kokën nënës së saj pasi e kishte goditur dhjetra herë me thikë, i ka shpëtur sot akuzës për vrasje duke u dënuar vetëm për ‘vrasje nga pakujdesia’.

20:11
Fotot/ Karrige metalike, pllaka trotuari e gurë, përplasja e protestuesve me policinë

Pas disa orësh përleshje me policinë, protestuesit ende nuk janë larguar dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar disa rrugë në kryeqytet.

20:00
​AKR mbështet rrëzimin e Qeverisë Hoti

Aleanca Kosova e Re mbështet çfarëdo nisme për rrëzimin e qeverisë Hoti.

19:59
​Erdogan përsëri bëri thirrje për ndryshim të qeverisë në Armeni

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan përsëriti sot një thirrje për një ndryshim të qeverisë në Armeni, ndërsa i ofroi vendit mundësinë për t’u bashkuar me një organizatë bashkëpunimi rajonal së bashku me Azerbajxhanin.

19:48
Rama kërkon falje për Klodianin/ Sandër Lleshaj jep dorëheqjen

Humbje e patregueshme, ndjesë,  ngushëllim dhe drejtësi. Këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama drejtuar familjes të Klodian Rashës i vrarë nga një efektiv policie, ngjarje të cilën Rama e quajti tragjike, një  episod i  shkëputur dhe fatal.

19:30
“Një idiot që nxjerr foto s’të shkatërron jetën”, konkurrentët i dalin në mbrojtje Anës

Puntata e sotme e Për’Puthen i ka prekur të gjithë prej rrëfimit që Ana bëri pas publikimit të një fotoje nga Arjoni, ku ishin të dy në shtrat.

19:30
Protestuesit bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër

Protestuesit kanë bllokuar aksin Lezhë- Shkodër ditën e sotme.

19:27
Ftesë në 5/“Futeni në parti politike për një vend pune”, shpërthen Antoneta: Është  bërë biznes!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, protestë që vijon edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

19:25
Protestuesit nuk largohen, momenti kur disa prej tyre arrestohen

Në Tiranë prej disa orësh protestues të shumtë janë grumbulluar për të kërkuar drejtësi në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës, nga një efektiv policie

19:25
“Nëse Ana nuk vjen këtu, nuk do rri as unë”, Fatjoni humbet toruan në emision

Një ndër personat më të revoltuar për sa i përket veprimit të Arjonit është Fatjoni.

19:21
Vrasja e të riut, protestës edhe në Vlorë

Edhe ne Vlorë të rinj kanë protestuar dhe janë duke protestuar tek Sheshi i Flamurit. Ata kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit.

19:13
Vrasja e Klodian Rashës, dorëhiqet Sandër Lleshaj! Reagon Rama: Faleminderit për përkushtimin, punën, burrërinë….

Pas vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë fillimisht kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar se Lleshaj i ka dhënë dorëheqjen që ditën kur ndodhi ngjarja, por sipas tij i ka kërkuar që të priste për një takim ballë për ballë.

19:10
“Legalizoni hashashin”, thirrja e çuditshme në protestën për Klodian Rashën në Lezhë

Në protestën në Lezhë mes thirrjeve për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj është dëgjuar edhe një thirrje e çuditshme.

19:06
A e besojnë konkurrentët variantin e Anës për foton në shtrat me Arjonin

Sqarimi i Anës për foton me Arjonin ka sjellë reagim të madh anë studio.

19:04
Dorëheqja pas vrasjes së Klodian Rashës, reagon Lleshaj: Momenti për të mbyllur një kapitull, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri

“TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri” ky ka qenë një pjesë e reagimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në rrejtet sociale, pasi kryeministri Edi Rama njoftojë se ai i ka ofruar dorëheqjen.

18:59
Ish-bankierja nuk dilte nga shtëpia: Duke u zhveshur ‘online’ munda ankthin e pasigurinë (fotot)

Një grua që la punën e saj në sektorin bankar për t’u bërë modele ‘sexy’ në rrjetin OnlyFans thotë se karriera e saj e re “i shpëtoi jetën”.

18:59
Për’Puthen/ Ana padit në gjykatë Arjonin

Ana tha se e ka denoncuar dy herë Arjonin në gjykatë dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, në një lidhje me studion.

18:55
Dalin autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit, kryhen disa shoqërime

Protestuesit vijojnë të mos largohen nga qendra e Tiranës.

18:51
“S’kam bërë seks me të”/ Ana tregoi pse u gjend në shtratin e Arjonit

Ana, konkurrentja e Për’Puthen ka sqaruar foton që Arjoni nxori ditë më parë, ku ajo ishte duke fjetur gjumë në shtratin e tij.

18:42
Drejtësi për Klodianin! Sërish protestë në Tiranë! Qytetarët qëllojnë policinë me gurë, FNSH përgjigjet me gaz lotsjellës

Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, mëngjesin e 8 dhjetorit.

18:30
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Fituesi i “Big Brother”: Ishte një energji e paparë

Sot 10 vite nga caktimi i 10 dhjetorit si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut e gjeti vendin në një situatë krejt ndryshe.

18:26
Modelja 22 vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz pas ndarjes (Fotot)

Një burrë është akuzuar se ka qëlluar për vdekje me thikë ish-të dashurën e tij fituese të konkurseve të bukurisë, pasi ajo kërkoi të ndahej prej tij.

18:19
Vrasja e Klodian Rashës/ Rama kërkon falje: Lleshaj më ka dorëzuar dorëheqjen…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij.

18:11
“Polici veproi në mënyrë të pashpjegueshme, do përballet me drejtësinë”/ Vrasja e Klodian Rashës, reagon Edi Rama: Ja çfarë më tha babai i 25-vjeçarit…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin ku një efektiv policie ekzekutoi Klodian Rashën pasi ky i fundit theu karantinën dhe nuk i ndaloi patrullës.

18:09
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Klodian Rashën! Policët sulmohen me stolat e hekurit

Sot është dita e dytë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës para Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

18:00
Ministrja Gjonaj reagon pas shkarkimit nga KLGJ-ja të gjyqtarit Markelian Kuqo

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përshëndet vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

17:57
Edi Oga ka një apel për Edi Ramën për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha

Gazetari dhe moderatori i njohur Edi Oga së bashku me avokatin Redon Meksi kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në top Channel për të folur rreth protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme si dhe vrasjen e të riut nga policia.

17:51
“Mos vini maskë, vini antiplumb”, të rinjtë në Berat protestë me pankarta e qirinj në duar

“Mos vini maskë, vini antiplumb” kështu shkruan në pankartën e madhe të mbajtur nga disa të rinj në Berat duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës.

17:50
Vrasja e vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashit, flet e ëma: Nuk di që djemtë të kenë pasur konflikte

Ëngjëllushe Olldashi, nëna e dy vëllezërve që u gjetën të ekzekutuar në Maliq, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kërkuar drejtësi për vrasjen e dy djemve të saj.

17:48
Kryeministri akuzohet për shpërthimin në portin e Beirut, me 200 të vrarë e 6000 të plagosur

Kryeministri në detyrë i Libanit dhe tre ish-ministra janë bërë përgjegjës sot për shpërthimin shkatërrimtar në portin e kryeqytetit, ku gjetën vdekjen më shumë se 200 njerëz dhe u plagosën rreth 6,500 të tjerë në gusht të këtij viti.

17:41
Protestë në Lezhë! Sulm komisariatit të policisë (Video)

Të rinjtë në Lezhë kanë sulmuar komisariatin e policisë në protestën e organizuar për Klodian Rashën.

17:33
Top Talk: Protesta e rrallë e djalit të ish-kryeministrit. Ja përse dola me vajzën dhe gruan dhe çfarë kërkoi

Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi ka dalë dje në protestë me vajzën e tij 5-vjeçare, pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia.

17:24
Protestë në Lezhë për Klodian Rashën, të rinjtë marshojnë drejt komisariatit

Protesta për Klodian Rashën vijon edhe në Lezhë ditën e sotme, ku dhjetëra të rinj janë mbledhur pranë obeliskut të qytetit.

17:19
Protesta për Klodian Rashën/ Policia në gatishmëri, rrethohet ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme është rrethuar nga një gardh metalik për shkak se sot është parashikuar një protestë e dytë për vrasjen e  Klodian Rashës nga një efektiv policisë mëngjesin e 8 dhjetorit.

17:08
Bananet ndihmojnë në trajtimin e depresionit

Bananet janë një frutë e pasur me kalium dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e presionit të gjakut, si dhe vitamina B6, e cila forcon sistemin imunitar, dhe gjithashtu përmban fosfor, mangan, magnez, vitaminë A, acid folik dhe vitaminë C.

17:02
Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe djegin zbukurimet! Ndërhyn policia

Protestuesit në Korçë të cilët u mblodhën për të treguar revoltën e  tyre për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

16:57
Durrësi në ujë, reshjet e shiut dhe breshërit sjellin përmbytje

Reshjet e shiut dhe breshërit që ranë pasditen e së enjtes kanë shkaktuar përmbytje rrugësh në Durrës.

16:52
Bandat e trafikantëve terrorizojnë shoferët në veri të Francës teksa tentojnë kalimet ne Britani (Fotot+video)

Një bandë prej 15 emigrantësh është regjistruar së fundmi duke thyer xhamat e kamionit të një shoferi britanik teksa priste në radhë pranë portit të Calais në veri të Francës.

16:41
Protestë për Klodian Rashën, Kryeministria blindohet nga policët

Forca të shumta të policisë po përgatiten për protestën që pritet të nisë ditën e sotme në orën 18:00.

16:36
Covid-19/ Rriten ndjeshëm infektimet, 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

16:27
Vrasja e Klodian Rashës/ Protestë edhe në Korçë, qëllohet me gurë e sende të forta ndaj godinës së Bashkisë

Shumë qytetarë janë mbledhur edhe në qytetin e Korçës, për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga policia mëngjesin e 8 dhjetorit.

16:21
Putin përgatitet për luftë, publikon lëshimet raketore nga nëndetëset, bunkeret nëntokësorë dhe avionët në manovrat madhore strategjike

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka publikuar sot pamje të lëshimeve strategjike raketore nga nëndetëset, bunkerët nëntokësorë dhe avionët gjuajtës, duke demonstruar forcën e plotë të triadës së saj ushtarake bërthamore.

16:11
Protestë për Klodian Rashën/ Të rinjtë përplasen me forcat blu në Korçë, një polic i plagosur (Video)

Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic vijon edhe ditën e sotme.

15:57
Vrasja e dy vëllezërve në Maliq/ Dëshmitari që gjeti trupat: Ishin në kanal të mbuluar, kishte vetëm një dorë jashtë

Punonjësi i ujësjellësit të fshatit Zvirinë ka qenë banori që ka gjetur dy trupat e pajetë të vëllezërve Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç.