Giulio Regeni/ Italia ngre akuza ndaj agjentëve egjiptianë për vrasjen e studentit në Kairo

10/12/2020 20:54

Vrasja në Kairo e një studenti italian doktorature në 2016 besohej prej kohësh të ishte vepër e forcave të inteligjencës së Egjiptit.

Prokurorët në Itali kanë ngritur sot akuza formale ndaj katër oficerëve të sigurisë kombëtare të Egjiptit, për pengmarrjen dhe vrasjen e studentit italian të doktoraturës Giulio Regeni in Cairo, asokohe 28-vjecar.

Tariq Saber, Athar Kamel Mohamed Ibrahim, kapiten Uhsam Helmi dhe major Magdi Ibrahim Abdelal Sharif akuzohen për pengmarrjen e studentit në 2016, ndërsa Sharif akuzohet për lëndime të rënda trupor dhe vrasje.

Prokurorët thanë se akuzat janë rrëzuar ndaj një zyrtari të pestë, Mahmoud Najem, i cili ishte përmendur më parë si i dyshuar në zhdukljen e Regeni.

Trupi Regeni u gjet në anë të një autostrade në Kairo në shkurt 2016, me shenja torture që besohet se janë kryer nga forcat e sigurisë së Egjiptit.

Prej vitesh zyrtaët egjiptianë kishin penguar përpjekjet e Italisë për të hetuar ngjarjen, duke pretenduar se përgjegjës për ngjarjen ishin bandat kriminale apo grupe armiqësore politike.

Në një deklaratë në fund të nëntorit mbi pezullimin e hetimeve, prokuroria egjiptiane tha: “Autorët e vrasjes së studentit mbeten të panjohur”.

Ata shtonin se nisma për fajësimin e agjentëve të sigurisë “nuk bazohet në prova”.

Pas vrasjes Roma tërhoqi ambasadorin e saj në Egjipt në 2016, derisa emëroi një tjetër ambasador një vit më zonë.

Sot në një konferencë shtypi prindërit e viktimës Regeni kritikuan sjelljen e qeverisë italiane në lidhje me çështjen. “Ne kërkojmë që ambasadori të thirret menjëherë për konsultime,” tha nëna e Regeni, Paola Defendi. “Që kur ambasadori u kthye në Egjipt nuk ka pasur asnjë progres në hetime. Kryeminsitri Conte, dhe ministri i jashtëm Luigi Di Maio, nuk kanë bërë asgjë për Giulio por kanë përmirësuar më shumë marrëdhëniet me Egjiptin”.

FOTO GALERI
1/3
Nëna e Regeni, Paola Defendi akuzoi autoritetet se nuk kanë bërë asgjë për Giulio por kanë përmirësuar më shumë marrëdhëniet me Egjiptin

Top Channel