Humbje e patregueshme, ndjesë,  ngushëllim dhe drejtësi. Këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama drejtuar familjes të Klodian Rashës i vrarë nga një efektiv policie, ngjarje të cilën Rama e quajti tragjike, një  episod i  shkëputur dhe fatal.

Kryeministri shpjegoi dorëheqjen e kërkuar nga ministri punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.

“U vra nga arma e shtetit” tha kryeministri dhe  ndjesa i takon shtetit .

“Autori do të hetohet në pavarësi dhe paanësi të plot” theksoi Edi Rama i cili fillimisht i dha përgjigje deklarimeve për këtë vrasje nga presidenti Ilir Meta.

Ndërsa Lulzim Bashës i tregoi kohën kur ishte ministër i brendshëm dhe u vranë 4 protestues në bulevard.

Top Channel